Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Rregullat strikte të Rangnick pritet të ndikojnë për të keq në Ronaldon

Ralf Rangnick sapo është emëruar trajner i përkohshëm i Manchester United dhe gjërat mund të mos duken mirë për Cristiano Ronaldon ose të paktën për flotën e tij të madhe të makinave.

Sipas disa raportimeve të mediave britanike, kur u ul në bankinën e Leipzigut, strategu bë i njohur për rregullat e tij strikte. Njëra prej tyre i detyroi lojtarët të vozitnin, gjatë ditëve të javës dhe për rrjedhojë edhe të shkonin në stërvitje, vetëm me makina të klubit (të sponsorëve përkatës).

Nuk dihet ende nëse këto rregulla do të diktohen prej gjermanit edhe te Manchester United, por nëse kjo ndodh, CR7 mund të tërbohet fare.

Pasioni i tij për makinat luksoze, ekskluzive dhe të personalizuara është tashmë i njohur, siç është e njohur edhe flota e makinave që mbushin garazhin e tij me vlerë të pabesueshme (me Bentleyn e sapo blerë ka shpenzuar gjithsej 17 milionë euro).

Në timonin e tyre, ylli portugez ose është fotografuar nga paparacët, ose është shfaqur vetë në rrjetet sociale. Pak a shumë rregullisht, një makinë e re bëhet pjesë e flotës së tij. Ndonjëherë ato janë dhurata (makina) për ditëlindje, të tjerat thjesht përmbushin një tekë të tij, sepse mund t’i përballojë financiarisht.

Por të kthehemi te Rangnick. Arsyeja e një imponimi të tillë bazohet te dëshira për të eliminuar çdo lloj shpërqendrimi të lojtarëve. Dhe makinat e CR7, sigurisht që janë shkak për lakmi te kolegët, por edhe shfokusim

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Chelsea ka pësuar humbje minimale (1-0) në udhëtim te Evertoni …

Chelsea pëson te Evertoni

E ardhmja e Lautaro Martinezit mbetet e paqartë, duke qenë …

Lautaro preferon Liverpoolin para Arsenalit

📣 Top Lajmet

  • Xhaka rrëfen përpjekjet për rregullimin e raporteve …
  • Salihamidzic zbarkon në Torino, synon ta rikthehet …
  • Mërgim Berisha drejt rikthimit në Gjermani, Mainz …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Shkupi vs Shamrock Rovers Live
  • PSV Eindhoven vs Monaco Live
  • Dinamo Zagreb vs Ludogorets Razgrad Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh