Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Ronaldo pritet të largohet nga Manchester United, dy skuadrat favorite për të nënshkruar me portugezin

E ardhmja e Cristiano Ronaldos nuk pritet të jetë te Manchester United, pasi ai nuk po pëlqehet nga trajneri i ri Erik Ten Hag.

Trajneri i ri i Djajve të Kuq nuk e sheh Ronaldon në projektin e tij me klubin anglez dhe këtë tanimë ia ka bërë të qartë portugezit.

37-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Djajtë e Kuq, por kjo kontratë mund të zgjidhet me marrëveshje mes palëve.

Mediat portugeze dhe ato italiane kanë raportuar se Ronaldo ka dy opsione para vetës sa i përket kampionateve evropiane.

Ish-skuadra e tij Sportingu i Lisbonës, por edhe gjiganti italian Roma janë dy skuadrat favorite për të nënshkruar me Ronaldon.

Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes tanimë ka pasur bisedat e para me Jose Mourinhon dhe drejtorin sportiv të Romës, Tiago Pinton.

Ronaldo fiton një pagë të lartë dhe Roma është gati t’i ofrojë atij 24 milionë euro në sezon, para që shumicën nga to do t’i dhurojnë disa sponsorë.

Jose Mourinho e ka mirëpritur idenë që të punojë përsëri me Ronaldon, derisa portugezi aty do të gjente edhe shokun e ekipit kombëtar, portierin Rui Patricio.

Nga ana tjetër Ronaldo e pëlqen edhe një rikthim te Sportingu i Lisbonës në Portugali, por problemi qëndron se kjo skuadër nuk mund t’i ofrojë as 10 milionë euro në stinorë legjendës portugeze.

Qëllimi i pesë herë fituesit të Topit të Artë është të qëndrojë edhe për dy vite në Evropë para se të transferohet në SHBA.

Gjithsesi largimi i tij nga United po shihet si i sigurt, por mbetet të shihet se ku do të transferohet legjenda portugeze.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Është hedhur zyrtarisht shorit për rrethin e katërt në FA …

Hidhet shorti për rrethin e katërt në FA Cup – përballje të lehta për disa nga favoritët

Hakim Ziyech do të rikthehet te Ajaxi pas dy viteve …

Ziyech po rikthehet te Ajaxi, ka vetëm një pengesë për tu zyrtarizuar largimi i tij nga Chelsea

📣 Top Lajmet

  • Marseille vs Paris Saint-Germain Live
  • Manchester United vs Charlton Athletic Live
  • Real Madrid vs Valencia Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Marseille vs Paris Saint-Germain Live
  • Manchester United vs Leeds United Live
  • Bochum vs Borussia Dortmund Live

No comments to show.
  • Marseille vs Paris Saint-Germain Live
  • Manchester United vs Leeds United Live
  • Bochum vs Borussia Dortmund Live
  • Salernitana vs Juventus Live
  • Monza vs Sampdoria Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh