Roma ka fituar fare në fund me rezultat 1-0 ndaj Spezias në kuadër të javës së 27-të në Serie A.
Pjesa e parë ishte e mbushur me kartonë të verdhë, derisa gjyqtari u detyruar të tregonte edhe atë të kuq.
Ishte minuta e 45-të, kur Spezia mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Kelvin Amian pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë.
Në pjesën e dytë, Roma ishte më kërkuese dhe tentonte të kalonte në epërsi, mirëpo Spezia ishte e mbyllur e tëra në mbrojtje.
Kjo nuk dëshpëroi Giallorossët që ia dolën të shënonin në minutën e 90+9 me golin e Tammy Abraham, për t’i fituar kështu tre pikë.
Pas javës së 27-të, Roma gjendet në vendin e jashtë me 44 pikë, ndërsa në xhiron e 28-të do të kenë punë me Atalantan.