Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Rikthimi i Lewandowski në Munih pa familjen e tij shkaku i kërcënimeve me jetë – situatë e tensionuar, pasi askush në klub nuk di si të sillet

Gazeta gjermane Bild ka shkruan se Robert Lewandowski po sillet profesionalisht në fillimet e përgatitjeve te Bayern Munich, edhe pse për të gjithë e ka të qartë se ai dëshiron të largohet me gjithë zemër nga klubi dhe të vazhdojë karrierën në Barcelonë.

Të hënën, Lewandowski iu bashkua përgatitjeve të Bayern Munich për sezonin e ardhshëm, ndonëse shpresonte që ndërkohë Barcelona të përfundonte transferimin e tij dhe të paguante 50 milionë eurot e kërkuara.

Megjithatë, Bild shkruan se në asnjë moment polaku nuk ka vendosur për asnjë lloj bojkoti, por se është kthyer në Mynih pa familjen e tij.

Polaku i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor dhe ende nuk është paraqitur në stërvitje, ndërsa Bild shkruan se trajneri Julian Nagelsmann dhe lojtarët e Bayernit janë të vetëdijshëm për situatën e tensionuar, por se në klub është krijuar një atmosferë e shëmtuar ku askush nuk di se çfarë të bëjë dhe si ta trajtojë Lewandowskin.

Mediat nga Polonia, nga ana tjetër, publikuan informacione se polaku ka marrë disa kërcënime me jetë ditët e fundit dhe se nuk ndihet rehat me situatën ku dëshiron vetëm të largohet nga klubi. Ky lajm është konfirmuar dhe nga Bild.

Lewandowski është 34 vjeç dhe ka edhe një vit kontratë me Bayernin, ndaj duket qartë se çmimi prej 50 milionësh që kërkon Bayerni është mjaft i lartë.

Me situatën financiare në të cilën ndodhet Barcelona, ​​kuptohet pse transferimi nuk mund të realizohet pa probleme.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Borussia Dortmundi është mysafir i Kolnit për takimin që luhet …

Dortmundi me shumë mungesa ndaj Kolnit – formacionet zyrtare

Chelsea ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim …

Chelsea fiton thellë në udhëtim te Burnley

📣 Top Lajmet

  • Dështimi i Real Madridit që u ble …
  • Paul Pogba tregon aftësi të jashtëzakonshme gjatë …
  • Zyrtare: Tottenhami prezanton Djed Spencen

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Rangers vs PSV Eindhoven Live
  • Bodoe/Glimt vs Dinamo Zagreb Live
  • Liverpool vs Crystal Palace Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh