Pierre-Emerick Aubemeyang ishte mjaft i përfshirë në triumfin e Barcelonës kundër Real Madridit në derbin e madh ‘el Clasico’ që u zhvillua të dielën në Santiago Bernabeu.
Blaugranët e nëpërkëmbën rivalin e tyre të madh duke e mposhtur me rezultat 4-0, ndërsa dy prej këtyre golave i realizoi sulmuesi nga Gaboni.
Pas golit të dytë, ish-futbollisti i Arsenalit vrapoi drejt këndit të fushës për të festuar duke bërë një referencë për ‘Dragon Ball Z’, në një ditë të paharruar për tifozët e Barcës.
Festa e sulmuesit të Barcelonës ishte referencë për karakterin ikonik të ‘Dragon Ball Z’, Goku. Gjesti i tij ishte i ngjashëm me transmetim e menjëhershëm të Goku, me tifozët e vëmendshëm në mediat sociale që e njohën shpejt referencën e sulmuesit.
Nuk është hera e parë që Aubameyang e bën të njohur dashurinë e tij për animacionin e popullarizuar, pasi sulmuesi ka një tatuazh të DBZ.
#ink pic.twitter.com/qTuLDaaey4
— AUBA⚡️ (@Auba) January 20, 2019