Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Rangnick flet pas humbjes turpëruese nga Brighton: I kërkojmë falje tifozëve, kemi bërë gjithçka keq

Manchester United është turpëruar në udhëtim te Brighton duke pësuar humbje të thellë me rezultat 4-0.

Me disfatën e të shtunës pasdite, Djajtë e Kuq kanë humbur të gjitha gjasat për të zënë vendin e katërt, vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Përveç kësaj United rrezikon edhe Ligën e Evropës, me West Ham United që ndodhet prapa në tabelë dhe mund t’ia zë vendin e gjashtë.

Trajneri i United, Ralf Rangnick ka folur pas ndeshjes, duke thënë se skuadra e tij ka bërë një ndeshje të tmerrshme ndaj Brighton.

“Kemi bërë keq nga minuta e parë deri në minutën e fundit në të dyja anët e fushës. Nuk mund të bëjmë asgjë tjetër veçse t’i kërkojmë falje tifozëve”.

“Bëmë një paraqitje të tmerrshme që solli një rezultat turpërues. Plani i ndeshjes ishte totalisht ndryshe, por në fushë nuk ia dolëm të ishim kompaktë dhe të përballeshim si duhej me kundërshtarët”.

“U ndeshëm me një skuadër që në rrafshin teknik ishte shumë e mirë dhe rezultati ishte ky që pamë. Në pjesën e parë kishim vështirësi për të ndaluar aksionet e tyre, ndërsa në pjesën e dytë u përpoqëm të rrezikonim më shumë dhe e paguam”.

“Kur ndeshja ishte 2-0 kërkuam të luanim më përpara, por pësuam edhe dy gola të tjerë gjatë minutave 63 dhe 65. Ishte një katastrofë”, u shpreh gjermani.

Pas 37 ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion në Ligën Premier, United zë vendin e gjashtë në tabelë me 58 pikë të tubuara.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Eden Hazard ka thënë se do ta hiqte plotësisht nga …

“Nuk më pëlqen”, Eden Hazard do të hiqte qafe VAR-in nëse do të mundej

Pasi përfundoi i dyti pas Sporting Lisbonës në elitën e …

Porto paguan një magjistar afër 200 mijë euro në vit për të ndihmuar skuadrën që të shpallet kampion në Portugali

📣 Top Lajmet

  • Marseille vs Paris Saint-Germain Live
  • Manchester United vs Charlton Athletic Live
  • Real Madrid vs Valencia Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Marseille vs Paris Saint-Germain Live
  • Manchester United vs Leeds United Live
  • Bochum vs Borussia Dortmund Live

No comments to show.
  • Marseille vs Paris Saint-Germain Live
  • Manchester United vs Leeds United Live
  • Bochum vs Borussia Dortmund Live
  • Salernitana vs Juventus Live
  • Monza vs Sampdoria Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh