Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Publikohen pamjet e një zënke mes Fernandes dhe dyshes braziliane, Fred dhe Telles, që duket të jetë e inskenuar

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, është kapur nga kamerat duke u thënë bashkëlojtarëve Fred dhe Alex Telles që t’i ndërpresin sjelljet fëmijërore dhe të hynin në stërvitje.

Dyshja braziliane ishin duke xhiruar jashtë fushës stërvitore Carrington kur portugezi është dëgjuar duke bërtitur në drejtim të tyre, teksa u thoshte të mos xhironin dhe të fillonin stërvitjet.

Zënka është përfshirë si pjesë e videos së Telles, ‘A day in the life’ (Një ditë në jetë), që e bën me agjencinë reklamuese, O Clube Football, ndërsa xhirimi është shpërndarë në rrjetet sociale.

Had never seen this clip of Bruno Fernandes shouting at Fred and Alex Telles 😂 pic.twitter.com/TAsL0ZRBXk

— Sean Gillen (@SeanGillen9) June 22, 2022

Në pamjet e publikuara, dyshja braziliane e Unitedit qëndrojnë jashtë Carringtonit kur Fernandes i vëren nga larg dhe u thotë të mos bëjnë sjellje fëmijërore.

Reprezentuesi portugez më pas thotë: “Jeni këtu për të luajtur futboll, jo për të xhiruar!”.

Më pas i drejtohet ekipit xhirues duke i thënë: “Xhirojeni organin tim”. Në ndërkohë kanë reaguar Fred dhe Telles duke i kërkuar të qetësohet.

Pavarësisht përdorimit të fjalëve eksplicite, debati me sa duket ka qenë shaka mes shokëve të skuadrës, por kjo nuk i ka penguar tifozët në internet të lavdërojnë “mentalitetin e kapitenit” të treguar nga Fernandes.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

PSG do ta pres Real Madridin në fazën e eliminimit …

Formacionet zyrtare, PSG – Real Madrid: Messi e Mbappe kundër Benzema e Vinicius

Tottenham dhe Liverpooli kanë barazuar 2-2 në kuadër të javës …

Notat e lojtarëve: Tottenham 2-2 Liverpool, Alexander-Arnold ishte më i miri

📣 Top Lajmet

  • Lukaku nuk i kursen thumbimet ndaj Chelseat …
  • Pas 21 vitesh në klub, Jesse Linard …
  • Me Neymarin që mund të largohet, PSG …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Germany vs Italy Live
  • England vs Hungary Live
  • Netherlands vs Wales Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh