Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

PSG e ka njoftuar Neymarin për planet e klubit, braziliani pritet të largohet me Mbappen që do të jetë lider i ri

Neymar është i vetëdijshëm se qëndrimit të tij te Paris Saint-Germaini mund t’i ketë ardhur fundit.

Lajmi i raportuar nga RMC është konfirmuar nga gazeta spanjolle, El Pais, të cilët iu janë referuar burimeve të afërta me presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaifi.

Patroni i PSG-së dëshiron të imponojë më shumë disiplinë në skuadër me Kylian Mbappen që do ta udhëheqë strukturën e re.

Anësori francez thuhet ta ketë veçuar brazilianin për mungesë disipline në stërvitje dhe në periudhat pas ndeshjeve.

Ndryshimi te kampioni francez filloi pikërisht me rinovimin e Mbappe deri në vitin 2025 dhe vazhdoi me largimin e drejtorit sportiv, Leonardo dhe zëvendësimin e tij me Luis Campos.

I përballur me mundësinë e largimit, përfaqësues të PSG-së u takuan me babanë e Neymarit dhe i garantuan se do t’ia jepnin pagesat që do t’i detyroheshin.

Sipas El Pais, klubi i detyrohet deri në 200 milionë euro brazilianit sipas kontratës, prandaj është i gatshëm që t’ia japë pagën e plotë edhe te klubi i tij i ardhshëm (gjë që do të realizohej përmes fondacionit të tij në Brazili, Instituto Neymar Jr.).

Burimet e PSG-së thonë se Luis Campos do të jetë njeriu prapa transferimit të Neymar, i cili nuk është i kënaqur me këtë trajtim dhe ndihet i përulur.

30-vjeçari nuk është stërvitur si duhet në sezonet e fundit dhe ka luajtur me tre apo katër kilogramë të tepërt, megjithatë ai është angazhuar më së shumti nga sulmuesit e skuadrës gjatë ndeshjeve.

Braziliani është i vetëdijshëm që në edicionin e kaluar nuk kishte qenë në formë të mirë dhe madje e kishte menduar largimin e tij qëkur PSG u eliminua nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Vitali Mykolenko i Evertonit dhe Oleksandr Zinchenko i Manchester Cityt …

Përqafimi emocionues mes dy futbollistëve ukrainas dhe lotët e Zinchenkos para ndeshjes së Man Cityt ndaj Evertonit

Portieri i kombëtares shqiptare Thomas Strakosha është bashkuar me klubin …

Zyrtare: Thomas Strakosha kalon te Brentford

📣 Top Lajmet

  • Roma vs Shakhtar Donetsk Live
  • Chelsea nis ofertë në drejtim të Cityt …
  • Lampard e bën prioritet transferimin e Armando …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Roma vs Shakhtar Donetsk Live
  • Barcelona vs Pumas Live
  • Juventus vs Atletico Madrid Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh