Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Problemi i Atleticos me Moratan: Juve do ta kthejë, Simeone nuk e do – Liga Premier destinacion potencial

Përkundër interesimit të Barcelonës për Alvaro Moratan në afatin kalimtar të janarit, Atletico Madridi vendosi të mos e jepte dritën e gjelbër për kalimin e sulmuesit te rivali i La Ligas.

Spanjolli mbeti te Juventusi, por Zonja e Vjetër e transferoi Dusan Vlahovicin, që do të thotë se 29-vjeçari nuk konsiderohet më si sulmuesi kryesor.

Huazimi dyvjeçar i Moratas përfundon në verën që vjen, nga i cili Atletico ka përfituar 10 milionë euro, por te Los Rojiblancos janë të vetëdijshëm se Bianconerët nuk do ta aktivizojnë opsionin e blerjes për 35 milionë euro të tjera.

Në ndërkohë, Diego Simeone nuk e ka në planet e veta sulmuesin, ashtu që drejtorët do të përpiqen t’i gjejnë një klub të ri na afatin kalimtar veror që do ta paguante shumën e lartpërmendur dhe do t’ia jepte pagën e lartë futbollistit.

Liga Premier si destinacion potencial

Drejtorit sportiv të Atletico Madridit, Andrea Berta, do t’i ngarkohet detyra që të gjejë një klub të ri për Moratan në verën që vjen.

Liga Premier mund të jetë destinacioni potencial, sepse klubet angleze e kanë fuqinë financiare për të paguar çmimin e klubit dhe pagat e lojtarit.

Morata, i cili është duke kaluar një periudhë të vështirë në karrierën e tij, në ditët e fundme të afatit kalimtar të janarit ishte lidhur edhe me një kalim te Arsenali që nuk u realizua.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Sulmuesi anësori i Barcelonës, Ousmane Dembele thuhet se ka arritur …

Juventusi arrin marrëveshje në parim me Dembelen?

UEFA ka marrë vendimin përfundimtar për ndeshjen Tottenham – Rennes …

Zyrtare: UEFA eliminon Tottenhamin nga Liga e Konferencës

📣 Top Lajmet

  • Inter vs Ac Milan Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live

No comments to show.
  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh