Barcelona mund të thuhet se është mbretëreshë e këtij afati kalimtar, por problemet e tyre me financat janë të theksuara.
Klubi katalanas realizoi transferimin e Andreas Christensen, Franck Kessie (tashmë të regjistruar), Raphinas, Robert Lewandowskit, rinovimi i Ousmane Dembeles, ndërsa janë afër marrëveshjes me Sevillën për Jules Kounden.
Mirëpo, sipas asaj që raporton gazetari Alfre Martinez, Barcelonës nuk i është garantuar se mund të regjistrojë polakun dhe brazilianin.