Portugalia ka arritur të mposht Turqinë me rezultat 3-1 në ndeshje gjysmëfinale të play-offit.
Ndeshja nisi mirë për Portugalinë që kaluan në epërsi në minutën e 15-të të ndeshjes.
Otavion shënoi nga afër pas një topi të kthyer nga portieri për 1-0.
Para se të mbyllej pjesa e parë në skenë doli Diogo Jota që shënoi me kokë për 2-0.
Some header from Diogo Jota. pic.twitter.com/tphEOCPS2a
— The Anfield Talk (@TheAnfieldTalk) March 24, 2022
Turqia hapi ndeshjen në pjesën e dytë, kur shënuan në minutën e 65-të.
Ishte Burak Yilmaz ai që gjeti rrjetën për 2-1.
I njëjti lojtar ka mundur të barazojë rezultatin në minutën e 83-të, por gjuajti jashtë nga pika e bardhë.
Yilmaz misses from the spot, what a let off for Portugal! 😱 pic.twitter.com/nnqyqUEoIP
— ESPN FC (@ESPNFC) March 24, 2022
Mende shënoi krejt në fund për 3-1.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Portugalia shkoi në finale për të pritur fituesin e ndeshjes, Italia – Maqedoni e Veriut.