Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Pique fotografohet me fëmijët e tij brenda hapësirave të Chelseat – por Barcelona e ka të vështirë ta largojë spanjollin

Ylli i Barcelonës, Gerard Pique, ka ndezur një sërë thashetheme për transferim pasi u pa në Londër duke mbajtur një çantë me gjësende të blera në dyqanin të Chelsea.

Mbrojtësi 35-vjeçar është në kryeqytetin anglez për të përkrahur për Rafael Nadalin në Wimbledon dhe u takua me kampionin aktual të Australisë dhe French Open.

Por, të pranishmit vunë re gjithashtu se ai mbante në dorë një numër produktesh të markës së Bluve.

Me trajnerin e Barcelonës, Xavi, që tashmë i ka thënë Piques se ai është i tepërt ndaj kërkesave në Camp Nou, vendimi i spanjollit për të treguar gjësendet që ka blerë në dyqanin e Chelseat, ka bërë që tifozët të flasin për një lëvizje të mundshme.

Sipas raportimit të Marca, qendërmbrojtësi legjendar vizitoi dyqanin e Chelseat për të blerë fanella për fëmijët e tij – të cilat ata më vonë u panë të veshura nga këta të fundit.

Një lëvizje në Stamford Bridge nuk do të ishte jashtë diskutimit pasi skuadra e Thomas Tuchel kërkon të sigurojë përforcime mbrojtëse pas largimeve përkatëse të Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen.

Reprezentuesi spanjoll u tha se nuk kishte të ardhme në Barcelonë dy javë më parë për shkak të sjelljes së tij joprofesionale jashtë fushës dhe gjendjes së tij fizike të përkeqësuar.

Xavi i tha Piques – i cili është ndër lojtarët me pagën me të lartë në Barcelonë – se ai nuk ishte më pjesë e planeve të tij dhe se mund të largohej nga Nou Camp këtë verë, pavarësisht se do të kishte kontratë deri në vitin 2024.

Thuhet se Xavi foli drejtpërdrejt me ish-bashkëlojtarin e tij dhe e bëri të qartë se Pique nuk do të përfshihet në planet e tij për të ardhmen.

Klubi shpreson që Pique do të bëjë një largim dinjitoz këtë verë dhe madje do t’i lërë ata të paguajnë rreth 40 milionë euro që i detyrohen, ashtu siç bëri figura legjendare Carles Puyol kur u largua në vitin 2014.

 

 

 

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Barcelona i ka marrë pikët përballë Sevillas në ndeshjen e …

Notat e lojtarëve: Barca 1-0 Sevilla, veçohen Dembele dhe Pedri

Adam Hlozek është njëri nga talentët më të mëdhenj në …

Bayerni dhe Dortmundi kanë bërë oferta zyrtare për Hlozek

📣 Top Lajmet

  • Nantes vs Lille Live
  • Ancelotti tregon nëse Real Madridi do të …
  • Rrëfehet Kristjan Asllani: Nga biseda me Lukakun, …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Barcelona vs Rayo Vallecano Live
  • Paris Saint-Germain vs Montpellier Live
  • Lecce vs Inter Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh