Ryan Giggs nuk është më selektor i Uellsit. Kështu ka bërë të ditur vetë trajneri që ka konfirmuar dorëheqjen.
Legjenda e Manchester Unitedit ishte larguar fillimisht nga pozita në nëntor të vitit 2020 pasi u arrestua.
48-vjeçari më vonë ishte akuzuar për sjellje të pakontrolluar dhe sulm ndaj ish të dashurës, akuza të cilat i mohoi.
“Po largohem nga pozicioni im si menaxher i ekipit kombëtar të meshkujve të Uellsit. Ishte një nder dhe privilegj të menaxhoja këtë ekip”, ka thënë Giggs.
Robert Page kishte marrë rolin e seleksionuesit të përkohshëm të Uellsit në mungesë të Giggsit dhe e udhëhoqi përfaqësuesen drejt kualifikimit në Botërorin 2022.
Uellsi do të marrë pjesë në një Botëror për herë të parë që nga viti 1958.