Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Pasimi i Alexander-Arnold te goli i dytë i Liverpoolit po vlerësohet si i jashtëzakonshëm

Trent Alexander-Arnold dhuroi një moment të klasi të pastër, me një pasim të shkëlqyer për Luis Diaz, i cili pastaj pasoi te Sadio Mane që shënoi për Liverpoolin ndaj Benficas.

Liverpool është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve të këtij viti, ndaj pritej që sot të fitonte ndaj Benficas në çerekfinale, ashtu sic bëri me rezultat 3-1.

Edhe pse në fundjavë luajnë ndaj rivalit kryesor si Manchester City, Jurgen Klopp futi në fushë një ekip të fortë kundër kundërshtarëve të tyre portugez.

Fillimisht shënoi Ibrahima Konate në minutën e 17-të për 1-0, ndërsa goli i dytë nuk vonoi shumë.

Te goli i dytë, Adel Taarabt humbi topin, ku Alexander-Arnold e përfitoi dhe mbrojtësi i djathtë dhuroi një pasim të bukur nga distanca për Diaz.

Los pases de este notas no tienen ningún sentido pic.twitter.com/quVQBBVV5x

— Roldán (@Benzenazi9) April 5, 2022

Ish-sulmuesi i Portos, duke luajtur kundër rivalëve të tij të vjetër, uli topin me kokë për Mane që shënoi për 2-0.

Shumë fansa e kanë vlerësuar pasimin, ndërsa rrjetet sociale janë çmendur me talentin e anglezit që vazhdon të ketë një sezon shumë të madh.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Milani ka fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj …

Milan 1-0 Empoli: Notat e Bajramit, Asllanit dhe të tjerëve

Barcelona ka lëvizur nga interesimi i saj për nënshkrimin e …

Barcelona tërhiqet nga gara për transferimin e mbrojtësit Gabriel Magalhaes

📣 Top Lajmet

  • Momenti kur Real Madridi me kapitenin Marcelo …
  • Zyrtare: Ralf Rangnick konfirmohet përzgjedhës i Austrisë
  • Mohamed Salah shpallet ‘Futbollisti i Vitit’ nga …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Liverpool vs Real Madrid Live
  • Roma vs Feyenoord Live
  • Barcelona vs Villarreal Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh