Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Pas tollovisë që zgjati katër minuta në fushë, ajo vazhdoi edhe në tunel ku u desh të ndërhyjë policia: Atelico – Man City ishte ndeshje nervash

Minutat e fundit të ndeshjes Atletico Madrid – Manchester City u shënuan nga një përleshje të madhe që zgjati katër minuta dhe përfundoi me përjashtimin e Felipes dhe ndëshkimin e Stefan Savic dhe Nathan Ake.

Gjithçka nisi në krah, me një ndërhyrje të Felipe te Phil Foden që braziliani e bëri pasi e goditi topin. Lojtari i Cityt u rrëzua jashtë fushe, ndërsa arriti të futej në fushë për të humbur kohë.

Savic e pa këtë gjë dhe e nxori jashtë, por nga aty situata u kthye në ferr.

Situata u kthye në një tollovi të jashtëzakonshme në të cilën morën pjesë të dy taborët. Lojtarët që ishin në fushë dhe në Bankinë shtynë njëri-tjetrin dhe beteja u zhvillua në fushë.

Here is the full Atletico Madrid vs city fight 😂 you can’t deny it’s so entertaining HAHAHAHA #UCL

pic.twitter.com/EzsAoUAgI6

— Awil (@Dr_A_Awil) April 13, 2022


Gjyqtari priti që lojtarët të ndaheshin për të nxjerrë kartonët. E kuqe për Felipen për goditjen dhe e verdhë për Savic, i cili tërhoqi Grealishin dhe Ake për flokësh.

Pas tollovisë rrëmuja vazhdoi. Lojtarët e Man Cityt nuk ndalën së hedhuri përtokë në minutat e fundit, ku edhe Cholo Simeone u përgjigj me ironi dhe duartrokitje drejt stolit të Pep Guardiolas, duke ndezur stadiumin.

Gjyqtari dha 10 minuta kohë shtesë, por asgjë nuk ndryshoi dhe Atletico u ankuan sërish te gjyqtari për ndërprerjet.

Simeone doli në fushë për të protestuar ndaj Daniel Siebert, ndërsa sherri vazhdoi në tunelin e dhomës së zhveshjes.

Footage of Atletico Madrid and Manchester City players in the tunnel after… 😳 pic.twitter.com/K7RSUVcXxu

— SPORTbible (@sportbible) April 13, 2022


Savic, Hermoso dhe Berta u përballën me lojtarët e Man Cityt dhe UEFA i kërkoi policisë të ndërhynte.

Footage from French TV of the tunnel spat after full time between Atletico Madrid and Manchester City… #ATMّMCI #mcfc pic.twitter.com/k0oJ8volKz

— Sanny Rudravajhala (@SannyR1985) April 13, 2022

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Bersant Celina karrierën do ta vazhdojë në Turqi, duke e …

Zyrtare: Celina nënshkruan me Kasimpasan

Liverpooli ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Norwich Cityt …

Liverpool 3-1 Norwich, nota e Rashicës dhe lojtarëve të tjerë

📣 Top Lajmet

  • Inter vs Ac Milan Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live

No comments to show.
  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh