Barcelona dhe Bayern Munich do të takohen në një ndeshje epike të Ligës së Kampionëve në “Allianz Arena”, të martën me 13 shtator.
Përpara takimit, trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, ka komentuar nëse do të shtrëngojë duart me ish-sulmuesin Robert Lewandowski para fillimit të ndeshjes.
Sulmuesi polak i dha fund lidhjes së tij tetë vjeçare me Bayern Munich për të kaluar te Barcelona në fillim të kësaj vere.
“Nëse e shoh atë përpara [lojës], atëherë sigurisht që do t’i jap dorën. Nuk jam i sigurt nëse do ta shoh paraprakisht, zakonisht nuk e bëj”, ka thënë fillimisht Nagelsmann.
Ndërkohë, vlen të theksohet se marrëdhëniet e Robert Lewandowskit me tifozët e Bayern Munichut janë përkeqësuar pas transferimit të tij te Barcelona.
Nagelsmann shpreson që tifozët bavarez do t’i bëjnë një pritje pozitive ish-sulmuesit të tyre nesër.
“Mezi pres që tifozët tanë ta mirëpresin atë. Kur një lojtar ka qenë kaq i fortë për ekipin gjatë viteve, mendoj se është e rëndësishme. Ai ishte një pjesë e rëndësishme e familjes së Bayernit. Mezi pres ta shoh përsëri”, deklaroi trajneri gjerman.