Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Nuk ishte vetëm Arthur befasia e rezervave të Liverpoolit, një futbollist u kthye të luante me Reds pas nëntë vitesh

Jay Spearing, dikur një nga talentet e mëdha të Liverpoolit që dikur pati mundësinë të luante në “Anfield Road”, luajti sërish për The Reds pas nëntë vitesh.

Skuadra e dytë e Liverpoolit u mposht mbrëmë në ndeshjen kundër Rochdale (1-0) në EFL Cup, ku kishin mundësi të luanin disa nga rezervat dhe lojtarët që Jurgen Klopp nuk i llogarit shumë.

Arthur Melo që erdhi nga Juventusi në këtë afat kalimtar, luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje.

Por një emër që mahniti shumë tifozët e futbollit, ishte 33-vjeçari Jay Spearing, një ish-talent i madh i Liverpoolit që u largua nga Anfield në vitin 2013.

Spearing luajti në të gjithë Anglinë dhe ishte pjesë edhe e ligave të ulëta. Ai la gjurmë më të madhe në Bolton, me të cilët luajti në kategorinë e dytë dhe të tretë, ndërsa dy vitet e fundit i kaloi te Tranmere Rovers.

Gjatë verës ai iu bashkua Liverpoolit dhe mori rolin e trajnerit dhe lojtarit në kategoritë e të rinjve. Edhe pse është 33 vjeç luan për ekipin U-23, ndërsa mbrëmë ka luajtur ndeshjen e parë me fanellën e Liverpoolit pas nëntë vitesh.

“Po, ky zëvendësim ka ndodhur me të vërtetë. Jay Spearing zëvendësoi Arthur Melo për Liverpoolin në humbjen e tyre në Rochdale”, shkruan BBC.

Imagine 3 months ago I’d told you Arthur Melo would be subbed off for Jay Spearing for in a Papa John’s game vs Rochdale pic.twitter.com/1NLTC4f8G5

— SMO (@FirmiSmo) September 20, 2022


Performanca e Spearingut ishte një nga temat më interesante në mediat britanike.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Paris Saint-Germain është e interesuar për transferimin e mesfushorit me …

PSG ‘kërcënon’ Barcelonën, dëshiron transferimin e Bernardo Silvas

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë së fundmi se …

Allegri: Juventusi e ka ‘detyrë’ të fitojë titullin e Serie A

📣 Top Lajmet

  • Monza vs Sampdoria Live
  • Manchester City vs Chelsea Live
  • Sampdoria vs Napoli Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Monza vs Sampdoria Live
  • Verona vs Lazio Live
  • Barcelona vs Sevilla Live

No comments to show.
  • Monza vs Sampdoria Live
  • Verona vs Lazio Live
  • Barcelona vs Sevilla Live
  • Inter vs Milan Live
  • Fiorentina vs Bologna Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh