Arsenali arriti të fitonte në udhëtim te West Ham Unitedi për të vazhduar garën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Paraqitja e Topçinjve ishte më e mirë se ajo e skuadrës vendase, ashtu që kanë marrë notë mesatare më të lartë.
Golashënuesi Rob Holding ka marrë notën më të lartë te mysafirët, i ndjekur nga Edward Nketiah. Paraqitja e Granit Xhakës ishte solide.
Mbrojtësit e West Hamit kanë marrë nota të ulëta, derisa portieri Lukasz Fabianski është vlerësuar për paraqitje të mirë, edhe pse i pranoi dy gola.
SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen West Ham United 1-2 Arsenal.