PSG ka mposhtur Real Madridin me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të eliminimi direkt në Ligën e Kampionëve.
Në pjesën e dytë Kylian Mbappe fitoi penallti, ndërsa Messi nga pika e bardhë dështoi në përballe me Thibaut Courtois.
Goli që i dha fitoren parisienëve u shënua nga Mbappe në minutën e fundit të kohës shtesë.
Pikërisht Mbappe ishte lojtari më i mirë te vendasit me notën 8.4.
Lojtari më i mirë i ndeshjes doli portieri i madrilenëve Courtois me notën 8.5.
Lionel Messi u vlerësua me notën 7.2, ndërsa më i dobëti në fushë ishte Ferland Mendy me notën 6.2.
Notat e lojtarëve të PSG dhe Real Madrid