Milani ka arritur të shënojë fitore ndaj Romës në “San Siro” me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 20-të të Serie A.
Olivier Giroud, Junior Messias dhe Rafael Leao i shënuan golat për Milanin, ndërsa golin e vetëm për Romën e shënoi Tammy Abraham
Lojtari më i mirë në ndeshje doli të jetë portugezi Leao me notën 7.7.
Alessandro Florenzi (7.6) dhe Mike Maignan (7.5), ishin dyshja tjetër e dalluar te Milani.
Sa i përket Romës, më i dalluari ishte Abraham me notën 7.0, ndërsa më i dobëti në fushë Rick Karsdopr me notën 5.9.
Notat e lojtarëve të Milan dhe Roma