Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Fiorentinës me rezultat 2-0 edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
‘Zonja e Vjetër’ e kishte fituar edhe ndeshjen e parë me rezultat 1-0, kështu që me rezultat të përgjithshëm prej 3-0 kaloi në finale ku e pret Interi.
Federico Bernardeschi dhe Danilo ishin ata që shënuan gola në këtë përballje.
Lojtari me notën më të lartë në ndeshje e kishte portieri i Juves, Mattia Perin me 8.3.
Danilo dhe Morata ishin dy lojtarë tjerë që u vlerësuan në këtë ndeshje.
Notat e lojtarëve të Juventusit dhe Fiorentinës