Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Njihet si një mysliman i përkushtuar – Salah ndihmon në ndërtimin e kishës që u dogj nga zjarri

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah thuhet se ka dhuruar një shumë të madhe të parave të tij për të ndihmuar në rindërtimin e një kishe të shkatërruar nga një zjarr vdekjeprurës në Egjipt.

Të paktën 41 persona humbën jetën në Giza, e cila ndodhet përtej Nilit nga kryeqyteti Kajro, pasi një zjarr shpërtheu në fundjavë. Rreth 1,000 besimtarë të krishterë u mblodhën për meshën në kishën “Abu Sifin” të dielën. Zjarri, për të cilin zyrtarët besonin se ishte shkaktuar nga një defekt elektrik në një njësi të ajrit të kondicionuar, bllokoi një dalje dhe shkaktoi një rrëmujë. CNN raportoi se të paktën 18 fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.

Sipas gazetës egjiptiane OnTime Sports, Salah ka dhuruar tre milionë dollarë egjiptianë, që është e barabartë me rreth 154 mijë euro. Sulmuesi i Liverpoolit, i cili ka lindur në Nagrig, në veri të Egjiptit, nuk është i panjohur për të ndihmuar në kauza bamirësie, si në Angli ashtu edhe në vendin e tij.

Lista e bamirësisë së “Sunday Times 2022” e vlerëson atë si personin e tetë më bujar në Mbretërinë e Bashkuar. Gazeta vlerëson se ai kohët e fundit ka dhënë afro tre milionë euro – ekuivalente me gjashtë për qind të pasurisë së tij të vlerësuar afro 50 milionë euro.

Një nga donacionet e tij më të shquara erdhi në vitin 2019, kur ai dhuroi afro tre milionë euro për Institutin Kombëtar të Kancerit në Kajro pasi u dëmtua rëndë nga një makinë bombë. Salah ka ndihmuar gjithashtu në ndërtimin e një spitali, shkolle, qendre rinore dhe njësi ambulance në Nagrig, si dhe ka siguruar pesë hektarë tokë për një impiant për trajtimin e mbeturinave, duke i lejuar banorët të kenë një burim të sigurt të ujit të pastër.

Salah gjithashtu dhuroi afro 50 mijë euro për Shoqatën e Lojtarëve Veteranë Egjiptianë për të ndihmuar ish-futbollistët që kanë kaluar në periudha të vështira pas tërheqjes nga loja.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Thomas Tuchel mund të mos ndihet m komod, pasi Chelsea …

Lëkundet pozita e Tuchelit, Chelsea e ka si opsion shkarkimin e gjermanit

Juventus dhe Barcelona kanë gati bashkëpunimin e radhës dhe mund …

Sërish shkëmbim mes Juventusit dhe Barcelonës – tani në fazën defanzive

📣 Top Lajmet

  • Marseille vs Paris Saint-Germain Live
  • Manchester United vs Charlton Athletic Live
  • Real Madrid vs Valencia Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Marseille vs Paris Saint-Germain Live
  • Manchester United vs Leeds United Live
  • Bochum vs Borussia Dortmund Live

No comments to show.
  • Marseille vs Paris Saint-Germain Live
  • Manchester United vs Leeds United Live
  • Bochum vs Borussia Dortmund Live
  • Salernitana vs Juventus Live
  • Monza vs Sampdoria Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh