Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Nga Porto te Man Utd: Mourinho synon një tjetër finale evropiane me Romën

Roma e Jose Mourinhos takohet nesër (e enjte) me Leicester Cityn në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Konferencës, me trajnerin portugez që synon finalen e tetë evropiane në karrierën e tij.

Giallorossët barazuan 1-1 në King Poëer Stadium javën e kaluar dhe presin “Dhelprat” në Olimpico nesër (e enjte) mbrëma.

Mourinho do të synojë finalen e tetë evropiane në karrierën e tij, ndërsa tifozët e Romës ëndërrojnë të fitojnë trofeun e tyre të parë që nga viti 2008.

‘Special One’ arriti në finalen e parë evropiane si trajner në vitin 2003 kur skuadra e tij Porto mundi Celticun me rezultat 3-0 për të fituar Kupën UEFA.

Disa muaj më vonë, ai humbi 1-0 kundër Milanit në finalen e Superkupës Evropiane, por u hakmor në fund të sezonit duke fituar Ligën e Kampionëve me Porton, në një nga bëmat më të shquara në historinë e lojës.

Ai ngriti sërish Ligën e Kampionëve në vitin 2010, duke kompletuar tripletën me Interin.

Tre vjet më vonë, ai humbi një tjetër finale të Superkupës Evropiane, këtë herë me penallti ndaj Bayern Munich, me një të ri si Romelu Lukaku që humbi penalltinë vendimtare.

Hera e fundit që ai ngriti një kupë evropiane ishte në sezoni 2016/17 kur Manchester United fitoi Ligën e Evropës, por finalja e Superkupës Evropiane më vonë e pa skuadrën e tij të humbasë 2-1 kundër fituesit të Ligës së Kampionëve, Real Madridit. /

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Barcelona ka shënuar fitore si mysafir ndaj Galatasaray me rezultat …

Notat e lojtarëve, Galatasaray 1-2 Barcelona: Pedri dhe Alba më të mirët në fushë

Cristiano Ronaldo e di se ka bërë diçka të madhe …

Flet për herë të parë djaloshi që e pësoi keq nga Cristiano Ronaldo, përshtypjet e tij për portugezin janë të këqija

📣 Top Lajmet

  • “E ka provuar më parë”, Benzema nuk …
  • Napoli synon transferimin e Brojës dhe Asllanit …
  • Pochettino thotë se ai dhe Mbappe do …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Roma vs Feyenoord Live
  • Barcelona vs Villarreal Live
  • Real Sociedad vs Atletico Madrid Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh