Kylian Mbappe është njeriu i ditës, i momentit, ndoshta edhe i vitit.
Francezi e kërkoi vazhdimisht golin, ishte si një dhimbje dhëmbi apo dhimbje koke për mbrojtjen e Real Madridit, veçanërisht për Dani Carvajal, që luante me të si ‘maca me miun’.
Po të mos ishte Thibaut Courtois ta mbante portën e paprekur deri në fund me pritjet e tij, Real Madridi do të ishte ndoshta pa shanse për ndeshjen kthyese.
Por në minutën e 94-të ishte Kylian Mbappe ai që gjeti një çarje, një vrimë për të shënuar për 1-0.
🗣️𝐆⚽𝐋 𝐃𝐄 𝐏𝐒𝐆‼️
👤 Mbappé
⏱️ 94'
🇲🇫 PSG 1️⃣🆚0️⃣ Real Madrid 🇪🇸#ChampionsLeague 🏆pic.twitter.com/LSN1D87ujp— El Forastero (@ElForadeportivo) February 15, 2022
Ashtu siç bëri katër ditë më parë ndaj Rennes duke shënuar në minutën e 93-të dhe duke i dhënë tri pikë skuadrës së tij.
‘7’ i PSG-së nuk e përballoi dot presionin e kronometrit dhe kur Los Blancos konsideruan se tashmë morën barazimin, ai rrëzoi gjithçka me një gol të mrekullueshëm me në një aksion personal sikurse në video-lojëra.
Mbappe u fut në mes të Militaos dhe Lucas Vázquez për të përfunduar topin në mes të këmbëve të Courtois dhe pastaj në pjesën e pasme të rrjetës.
Shifrat flasin vetë
Kylian Mbappe ka shënuar 13 gola në 13 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.
Ai gjatë ndeshjes përveç golit, kishte një saktësi të madhe të pasimeve prej 87 për qind.
Në total ai e preku topin 70 herë, ndërsa gjuajti në portën shtatë goditje, katër prej të cilave përfunduan në portë.
Ai fitoi gjashtë duele, tentoi gjashtë driblime duke i kompletuar katër prej tyre.
Mbappe fitoi edhe një penallti, që nuk u kthye në gol nga Leo Messi.
Francezi pritet të jetë një rrezik edhe në ndeshjen kthyese që zhvillohet më 8 mars në ‘Santiago Bernabeu’