Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Nga dorezat e babait te kombëtarja dhe transferimi në Ligën Premier, Thomas Strkosha tregon të gjitha

Thomas Strakosha vendosi të vijojë karrierën në Angli, teksa nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Brentford në Ligën Premier. 

Portieri i Kombëtares Shqiptare ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me anglezët ndërsa ka dhënë edhe intervistën e parë si lojtar i Brentford.

27-vjeçari shprehet se shokët e rinj janë treguar shumë mikpritës ndërsa thekson se prej shumë viteve priste mundësinë për të luajtur në kampionatin elitar anglez.

“Dita e parë në ekip ishte e mrekullueshme, e mbushur me energji pozitive. Djemtë janë treguar fantastik prej fillimit dhe më kanë bërë të ndihem shumë mirë”, ka thënë fillimisht Strakosha.

“Jam shumë i lumtur dhe njëkohësisht i emocionuar që do të luaj në Ligën Premier, e kam pritur prej vitesh një mundësi të tillë. Për mua është një ëndërr e bërë realitet. Jam pjesë e një klubi ambicioz, dua të jap më të mirën dhe shpresoj që skuadra të ketë një renditje më të mirë se në sezonin e fundit”.

Sa e vështirë është të kalosh nga Lazio ku qëndrove për shumë vite, te një eksperiencë e re?

“Sigurisht është diçka sfiduese për mua, mora shumë eksperiencë atje dhe ju uroj më të mirën. Është një ndryshim i madh, por këtë e doja shumë të luaja në Ligën Premier. Është liga më e mirë në Evropë, jam shumë krenar. Nuk ka shumë lojtarë shqiptarë në Ligën Premier dhe dua të tregoj se shqiptarët mund të luajnë dhe të bëjnë mirë në Ligën Premier”.

Pse zgjodhe Shqipërinë para Greqisë?

“Unë e dua Greqinë, kam lindur atje është një vend i mrekullueshëm. Por, prindërit e mi janë shqiptarë dhe origjina ime është shqiptare. Unë ndihem shqiptar, babai im ka qenë kapiteni i kombëtares”.

“Unë e admiroj shumë për atë që ka bërë sidomos në të kaluarën që ka qenë një kohë e vështirë, jam krenar që luaj për Shqipërinë. Babai ka qenë arsyeja pse luaj futboll, kur ai sillte dorezat e portierit në shtëpi, unë i kontrolloja dhe i provoja edhe pse më rrinin të mëdha”.

“Nisi të më pëlqente. Ai ishte i mërzitur që unë do të luaja portier, më tha pse. Të gjithë do të kritikojnë sapo të bësh një gabim. Njerëzit do të harrojnë të gjithë të mirat për një gabim, ai u mundua shumë të më ndryshonte, por nuk ja doli”.

Debutove me kombëtaren në të njëjtën ditë që Buffon regjistroi 1000 paraqitje sa speciale ishte?

“Ka qenë speciale, ndjenjë shumë e veçantë, emocionuese”.

Kishte ndonjë bisedë me Buffon?

“Po, më tha se respektonte portierët e rinj dhe më uroj që unë të bëhesha si ai. Lë të shpresojmë, pse jo”, përfundoi portieri shqiptar.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Në mbrëmjen e 7 nëntorit të këtij viti, ndërsa derbi …

Hajdutët në shtëpinë e Vidalit:Morën Brabusin 400 mijë eurosh, por lanë ‘Panditën’

Real Madridi e ka nisur furishëm ndeshjen ndaj Chelseat, duke …

Karim Benzema është çmendur, shënon dy herë në portën e Chelseat

📣 Top Lajmet

  • Benzema kalon Raulin, bëhet lojtari i dytë …
  • Agjenti i Koulibalyt takohet me Chelsean – …
  • Depay drejt transferimit në Serie A

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Real Madrid vs Eintracht Frankfurt Live
  • Shkupi vs Shamrock Rovers Live
  • PSV Eindhoven vs Monaco Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh