Newcastle Unitedit iu mohua një penallti në ndeshjen e tyre në Ligën Premier kundër Manchester City.
City kaloi me dy gola epërsi në St James’ Park. Ruben Dias shënoi golin e parë pas vetëm pesë minutash.
Joao Cancelo, i cili asistoi në golin e Dias, shënoi të dytin 22 minuta më vonë me një goditje nga 25 metra larg.
Newcastle më pas mendoi se duhej të ishte dhënë një penallti kur Ryan Fraser u rrëzua nga Ederson brenda zonës.
Gardiani doli me nxitim dhe e rrëzoi Fraserin, derisa nuk ishte absolutisht askund afër topit.
Megjithatë, Martin Atkinson nuk e tregoi për te pika e bardhë. VAR po ashtu nuk dha sinjale se ishte penallti, me lojën që vazhdoi.
Tashmë është duke kaluar pjesa e dytë dhe Citizens po fitojnë 2-0.