Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

New York Times publikoi detajet e kontratës përrallore të Kylian Mbappe me PSG-në

Janë zbuluar detajet financiare pas mega kontrata e re e Kylian Mbappe me Paris Saint-Germain.

Francezi pritej të nënshkruante për Real Madridin në verë, por klubi i tij aktual arriti një marrëveshje që thjesht nuk mund ta refuzonte lojtari.

Ai ka folur në detaje për kontratën në një intervistë për The New York Times të publikuar sot.

Sipas The New York Times, Mbappe do të paguhet 251.46 milionë euro për tre sezonet për të cilat ka nënshkruar kontratë, ose afërsisht 83 milionë euro në sezon.

Disa nga titujt që pasuan vendimin e tij për të qëndruar në PSG pretenduan se paratë nga Katari ishin shumë të mëdha për t’i rezistuar, me The Neë York Times që deklaroi se Mbappe mori rreth 125 milionë euro si bonus nënshkrimi, pagesa më e madhe e paguar për një lojtar pa kontratë në historinë e sportit.

 

Megjithatë, ai insistoi në intervistë se shumat e mëdha të parave që i ishin ofruar nuk ishin ato që e shtynë të merrte vendimin përfundimtar.

“Sepse kudo që të shkoj, do të marr para, ky është lloji i lojtarit që jam kudo që shkoj”, ka thënë ai.

Mbappe gjithashtu shprehu habinë që presidenti francez Emmanuel Macron kishte folur me të në përpjekje për ta mbajtur atë në PSG dhe, si rrjedhojë, në elitën franceze.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të flisja me presidentin për të ardhmen dhe karrierën time, kështu që është diçka e çmendur, vërtet diçka e çmendur. Jam kaq i rëndësishëm për vendin.’ Ai tha: ‘Ke kohë për të shkuar, mund të qëndrosh edhe pak.’ Sigurisht, kur presidenti ju thotë këtë, ka rëndësi”, deklaroi Mbappe për thirrjen që mori nga presidenti.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Pas afrimit të Angel di Maria, Paul Pogba dhe Gleison …

Shkëmbim lojtarësh dhe 40 milionë euro, tifozët e Juventusit ëndërrojnë për yllin e Barçës

Interi ka fituar pa vështirësi në shtëpi ndaj Hellas Verona …

Interi 2-0 Hellas Verona, notat e lojtarëve

📣 Top Lajmet

  • Real Madrid vs Real Sociedad Live
  • Barcelona vs Espanyol Live
  • Manchester City vs Everton Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Real Madrid vs Real Sociedad Live
  • Paris Saint-Germain vs Reims Live
  • Napoli vs Roma Live

No comments to show.
  • Real Madrid vs Real Sociedad Live
  • Paris Saint-Germain vs Reims Live
  • Napoli vs Roma Live
  • Lazio vs Fiorentina Live
  • Bayer Leverkusen vs Borussia Dortmund Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh