Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Nëna e djaloshit që Ronaldo ia theu telefonin, paralajmëron veprime ligjore ndaj portugezit

Sarah Kelly po planifikon të ndërmarrë veprime ligjore kundër “arrogantit” Cristiano Ronaldo pasi ai theu telefonin e djalit të saj.

37-vjeçarja foli pasi sulmuesi i Manchester United pranoi një paralajmërim për një incident në Goodison Park sezonin e kaluar.

Kelly thotë se mbeti në lot pasi Cristiano Ronaldo i telefonoi disa ditë pasi theu telefonin e djalit të saj në tokë.

Ylli portugez ka kërkuar falje pasi u kap në kamera duke i thyer telefonin 14-vjeçarit, Jacob.

Kampioni  u duk se i goditi dorën Jacob Harding  kur ai u largua nga fusha pasi skuadra e tij u mund nga Evertoni.

Ronaldo më vonë  i kërkoi falje 14-vjeçarit, i cili është me autizëm.

Në fillim të këtij muaji, ylli portugez u intervistua nga policia në lidhje me një sulm të dyshuar dhe dëmtim kriminal.

Policia e Merseyside më vonë konfirmoi: “Çështja është trajtuar me kujdes. Çështja tani ka përfunduar”.

Por, Sarah thotë se ndihet e mashtruar – dhe pretendon se po planifikon të ndërmarrë veprime ligjore kundër Ronaldos, raporton Mirror.

“Dua të shoh drejtësi sepse nuk ka pasur”, deklaroi ajo për mediumin.

Sarah thotë se ajo u kontaktua nga lojtari me telefon në ditët pas incidentit, por pretendon se ajo mbeti “duke qarë” për shkak të qëndrimit të tij.

Ronaldo dyshohet se i tha asaj se ai nuk kishte “shkelmuar apo grushtuar askënd” gjatë bisedës.

“Isha tërbuar dhe zemra më pomponte”, shtoi ajo.

Mësohet se Ronaldo ka pranuar të dëmshpërblejë Jacobin dhe nënën e tij.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Alvaro Morata nuk i ka humbur shpresat për t’iu bashkuar …

Marrëveshja komplekse e transferimit të Moratas që përfshin tri klube

Liga e Kampionëve do të rikthehet në muajin shkurt të …

Datat zyrtare të ndeshjeve në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve

📣 Top Lajmet

  • Marseille vs Paris Saint-Germain Live
  • Manchester United vs Charlton Athletic Live
  • Real Madrid vs Valencia Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Marseille vs Paris Saint-Germain Live
  • Manchester United vs Leeds United Live
  • Bochum vs Borussia Dortmund Live

No comments to show.
  • Marseille vs Paris Saint-Germain Live
  • Manchester United vs Leeds United Live
  • Bochum vs Borussia Dortmund Live
  • Salernitana vs Juventus Live
  • Monza vs Sampdoria Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh