Manchester United ka fituar me shumë mund ndaj Leeds United me rezultat 4-2 në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.
Pas 34 minutash lojë, Harry Maguire përfitoi nga një harkim nga këndi prej Luk Shaw, për të shënuar me kokë për 1-0.
Goli i dytë nuk vonoi shumë për mysafirët dhe u shënua nga Bruno Fernandes (45+5) nga asistimi i Jadon Sanchos.
Pjesa e dytë filloi edhe më furishëm, pasi vendasit shënuan dy gola për një minutë.
Fillimisht, në minutën e 53-të, Rodrigoi pranoi një asistim nga Junior Firpo, për të realizuar për 1-0.
Raphinha (54’) u asistua nga Daniel James, për të shënuar për 2-2, duke hapur kështu sfidën edhe më shumë.
Mirëpo, fitoren e Unitedit e vulosi Fred, që realizoi në minutën e 70-të, me një asistim të Jadon Sanchos.
Bruno Ronaldo Fred Sancho Fred
Warra Counter attack and GOAL !
— 𝐄𝐂𝐑𝟕. (@ElitxCR7) February 20, 2022
Deri në fund, Unitedi ia doli të shënonte edhe golin e katër me anë të Elangas në minutën e 88-të.
Pas javës së 26-të, Manchester United gjendet në vendin e katërt me 46 pikë, derisa në chiron e 27-të do të kenë punë me Watfordin.