Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Napoli dhe Roma në luftë për Paulo Dybalan

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti thuhet se ka telefonuar Paulo Dybalan për ta ftuar te Napoli, por edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho ende shpreson që të nënshkruajë me argjentinasin.

Dybala është kthyer nga pushimet dhe po stërvitet i vetëm në shtëpinë e tij në Torino, në pritje të një oferte.

Kontrata e tij me Juventusin skadoi qershorin e kaluar dhe agjenti i tij kishte qenë në bisedime me Interin , por kalimi i argjentinasit në Stadio Meazza është lënë në pritje pas kthimit të Romelu Lukakut.

Sipas mediave italiane, trajneri i Napolit, Spalletti, së fundmi ka telefonuar Dybalan, duke u përpjekur që ta bindë atë të transferohet në klub.

Kërkesat e tij për paga janë ende mjaft të larta për Napolin, por kalimi i Kalidou Koulibaly në Chelsea për 40 milionë euro mund të ndihmojë Napolin për të financuar marrëveshjen.

Sulmuesi argjentinas mund të ulë kërkesat e tij duke qenë se ende nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare, përveç Interit.

Nëse Dybala ul kërkesën do të ndihmonte gjithashtu edhe Romën, pasi trajneri José Mourinho e sheh argjentinasin si sulmuesin ideal për të ngritur nivelin teknik të ekipit.

Giallorossi nuk mund të përputhet me ofertën e Interit (rreth 7 milionë euro duke përfshirë bonueset), por do të jenë në garë nëse Dybala ul kërkesat e tij.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

PSG ka fituar si mysafir i Angers me rezultat 3-0 …

Notat e lojtarëve, Angers 0-3 PSG: Di Maria më i miri

Arsenal ka arritur një fitore të madhe ndaj Manchester United …

Arsenal 3-1 Man Utd, vlerësimet e futbollistëve: Xhaka ndër më të mirët

📣 Top Lajmet

  • Xhaka rrëfen përpjekjet për rregullimin e raporteve …
  • Salihamidzic zbarkon në Torino, synon ta rikthehet …
  • Mërgim Berisha drejt rikthimit në Gjermani, Mainz …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Shkupi vs Shamrock Rovers Live
  • PSV Eindhoven vs Monaco Live
  • Dinamo Zagreb vs Ludogorets Razgrad Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh