Mbrojtësi i krahut të Norwich City, Brandon Williams, fillimisht u zemërua kur një lojtar i Brentfordit e rrëzoi përtokë gjatë një dueli, por ai shpejt e fali personin e përfshirë pasi kuptoi se ishte danezi Christian Eriksen.
Norwich City u mposht me rezultat 1-3 në shtëpi nga Brentfordi në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligën Premier.
Megjithatë, gjatë takimit apo më saktë gjatë pjesës së parë ka ndodhur diçka interesante dhe e rrallë në takimin e zhvilluar në Carrow Road.
Akterë të episodit të minutës së 39-të ishin mbrojtësi i vendasve, Williams dhe mesfushori i mysafirëve, Eriksen.
Williams, i cili aktualisht është i huazuar për një sezon nga Manchester United u rrëzua qëllimshëm gjatë një tërheqje të fanellës dhe u zemërua shumë, sa ishte gati ta ‘grushtonte’ kundërshtarin.
Megjithatë, pasi e kuptoi se kundërshtari i tij ishte danezi Eriksen, i cili pësoi një arrest kardiak në ‘Euro 2020’, Williams ndryshoi qasjen dhe vazhdoi ta përqafoi atë.
Kjo situatë ishte e jashtëzakonshme saqë ka pushtuar të gjitha rrjetet sociale.
Brandon Williams realising its Eriksen pulling him down 😭😭😭. ❣️❣️ #NORBRE pic.twitter.com/AYMQsx4Sxj
— FrankleeniaNGR🇳🇬 (@FrankleeniaNGR) March 5, 2022