Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

McManaman mendon se finalja e Ligës së Kampionëve do të vendosë fituesin e Topit të Artë për vitin 2022

Legjenda angleze, Steve McManaman beson se finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit do të vendosë se kush e fiton Topin e Artë të këtij viti.

Ish-klubet e McManaman, Liverpooli dhe Real Madridi, do të luajnë finalen e vitit 2022 në Stade de France të Parisit, sonte (e shtunë), në një përsëritje të finales së vitit 2018 në Kiev.

Ylli i Realit, Karim Benzema dhe dyshja e Liverpoolit, Mohamed Salah dhe Sadio Mane janë tre pretendentët kryesorë për Topin e Artë pas një morie paraqitjesh brilante në skenën e madhe këtë sezon.

Benzema në veçanti ka shkëlqyer me paraqitjet e tij kundër Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Manchester City dhe pothuajse i vetëm ka tërhequr ‘zvarrë’ Los Blancos në një tjetër finale evropiane.

Dhe McManaman, i cili fitoi dy Liga të Kampionëve me Realin, mendon se rezultati i finales së sotme do të përcaktojë se kush do të marrë çmimin që ndahet nga France Football.

“Unë mendoj se nëse ata fitojnë Ligën e Kampionëve, ai (Benzema) e meriton atë”, ka thënë fillimisht McManaman për SPORTbible.

“Mendoj se nëse Liverpooli e fiton atë, Salah ose Mane duhet ta marrin atë”.

“Ata ia dhanë Leo Messit vitin e kaluar, apo jo për fitimin e Kupës së Amerikës. Ai në fakt nuk ishte i mrekullueshëm në Kupën e Amerikës, sepse e pashë turneun”.

“Mendoj se nëse Mo dhe Sadio bëjnë diçka të veçantë, njëri prej tyre mund ta fitojë atë, por nëse Real Madridi fiton, Karim Benzema e meriton patjetër. 44 gola në 45 ndeshje në këtë moment. Kjo është thjesht e jashtëzakonshme”, përfundoi anglezi.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Mediat franceze raportojnë se Milani do të përpiqet ta transferojë …

Milani shënjestron Mahrezin pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve

Barcelona ka fituar 4-0 ndaj Osasunas në kuadër të javës …

Notat e lojtarëve: Barcelona 4-0 Osasuna, Dembele më i miri

📣 Top Lajmet

  • Ten Hag kërkon nga drejtuesit e klubit …
  • Sadio Mane: Kisha marrëveshje me Manchester Unitedin, …
  • Zyrtare: Fidan Aliti vazhdon kontratën me Zurich

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Germany vs Italy Live
  • England vs Hungary Live
  • Netherlands vs Wales Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh