Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Mauricio Pochettino i gatshëm të largohet nga PSG dhe të bëhet trajner i Manchester United

Mauricio Pochettino është i gatshëm të largohet nga Paris Saint-Germain dhe të bëhet trajneri i ri i Manchester United pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.

Norvegjezi u lirua nga detyrat e tij të dielën, një ditë pas humbjes poshtëruese 4-1 nga Watfordi, dhe dha një intervistë të fundit emocionale për MUTV.

Michael Carrick, pjesë e ekipit të trajnerëve në United që nga pensionimi i tij në vitin 2018, do të marrë drejtimin e skuadrës për një periudhë të përkohshme.

Thashethemet kanë qarkulluar se me kë dëshiron Unitedi të zëvendësojë Solskjaerin dhe sipas shumë mediave, Pochettino është objektivi kryesor i Djajve të Kuq.

Dhe Daily Mail thotë se ai do të ishte i gatshëm të rikthehej në futbollin anglez me Unitedin që ka një interesim të madh në të.

Pochettino mori drejtimin e PSG-së në fillim të këtij viti dhe nënshkroi një kontratë të re deri në vitin 2023.

Sidoqoftë, ai thuhet se është i përgatitur të largohet nga Parc des Princes përpara se të skadojë ajo marrëveshje – pasi nuk është i lumtur në kryeqytetin francez.

Familja e 49-vjeçarit është ende e vendosur në Londër pas qëndrimit të tij në Spurs dhe ai është duke banuar në një hotel në Paris.

PSG aktualisht është nëntë pikë përpara në krye të Ligue 1, por Pochettino thuhet se është i frustruar me egot e mëdha në skuadrën e tij.

Ai ishte një nga emrat në listë për të marrë drejtimin e Unitedit në dhjetor të vitit 2018 kur Jose Mourinho u shkarkua. United emëroi Solskjaerin si strateg të përkohshëm dhe më pas i dha atij kontratë afatgjate.

Sir Alex Ferguson besohet se e sheh argjentinasin si kandidatin e preferuar përpara emrave si Zinedine Zidane, Brendan Rodgers, Erik ten Hag dhe Ralf Rangnick.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Real Madridi i ka ndarë pikët me Cadizin në kuadër …

Notat e lojtarëve: Real Madrid 0-0 Cadiz

Barcelona me shumë ndryshime pritet ta nis sezonin e ri, …

‘Barcelona e re‘ sot e nis edicionin e ri në La Liga – tri formacionet më të mira që Xavi mund t’i përdorë

📣 Top Lajmet

  • Inter vs Ac Milan Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live

No comments to show.
  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh