Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

“Mat me katër lëvizje” – Skema e shpikur nga Bournemouth që po bën xhiron nëpër klube evropiane, PSG ishte e fundit që shënoi me Mbappen

Paris Saint Germain u bë skuadra e fundit që u frymëzua nga Bournemouth dhe shënoi një të lehtë, por gjenial që duhet të stërvitet fillimisht në terrenet stërvitore.

Bournemouth erdhi me këtë lëvizje sezonin e kaluar, ku nga nisja e topit në mes me vetëm katër pasime vijnë te porta e kundërshtarit.

Anglezët ishin të parët që e bënë këtë lëvizje kur shënuan direkt në fillim të ndeshjes ndaj Fulham në dhjetor e vitit të kaluar.

Solanke ishte ai që përfundoi lëvizjen e shkëlqyeshme me gol, ndërsa tani ka filluar një mani mes skuadrave profesionale – dhe joprofesionale – për të provuar të kopjojnë golin që e kishte shënuar Bournemouth.

PSG u bë skuadra e fundit që shënoi me këtë lëvizje të dielën mbrëma, kur gjeti golin ndaj Lille brenda tetë sekondave.

Menjëherë në start, Neymar ia ktheu topin Vitinhas, i cili ia la atë Lionel Messit. Mbappe dhe Neymar kishin dalë përpara duke pritur topin nga mesfusha.

Çuditërisht, topi i Messit ishte i gjatë për Mbappen dhe shumë i saktë, ku francezi e pranoi siç duhet dhe i kaloi në epërsi kampionët francezë me një goditje me paraboll.

PSG në drejtimin e Christophe Galtier fitoi 7-1 dhe Mbappe shënoi het-trik.

Ndërsa PSG e kreu me sukses lëvizjen gjeniale, ata nuk janë skuadra e vetmja që e kanë kopjuar Bournemouthin.

Sparta Rotterdam e bëri këtë lëvizje në ndeshjen e tyre të dytë në Eredivsie kur pritën AZ Alkmaar. Skuadra holandeze postoi videon në rrjetet e tyre sociale me golin e Vito van Crooij të dubluar pranë atij të Solanke, duke treguar se nga ku e kanë marr.

Thanks for the inspiration, @afcbournemouth 👊 pic.twitter.com/arnbiZl7VU

— Sparta Rotterdam (@SpartaRotterdam) August 15, 2022

Jo vetëm profesionistët, pasi edhe lojtarët e niveleve të ndryshme janë të aftë të kryejnë lëvizjen që nga fillimi, pasi Cliftonville FC, një skuadër gjysmë profesionale nga Irlanda e Veriut, postoi gjithashtu një video të skuadrës së tyre duke arritur të shënojnë këtë gol të jashtëzakonshëm.

☘️ Have some #MondayMotivation in the form of fresh content over on our Giphy account.

➡️ https://t.co/mV5wbelWQA pic.twitter.com/mqzQUV1AyD

— Cliftonville FC (@cliftonvillefc) August 22, 2022

Bournemouth që atëherë ka postuar gjithashtu një klip në llogarinë e tyre të mediave sociale që tregon skuadrat që janë përpjekur – dhe kanë dështuar – të kopjojnë rutinën e tyre.

Aty janë edhe Rayo Vallecano dhe Real Madrid.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Andrea Belotti ka nënshkruar zyrtarisht për Romën si lojtar i …

Belotti nënshkruan zyrtarisht me Romën

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Watfordit në …

Notat e lojtarëve, Liverpool 2-0 Watford: Jota më i miri në fushë

📣 Top Lajmet

  • Monza vs Sampdoria Live
  • Manchester City vs Chelsea Live
  • Sampdoria vs Napoli Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Monza vs Sampdoria Live
  • Verona vs Lazio Live
  • Barcelona vs Sevilla Live

No comments to show.
  • Monza vs Sampdoria Live
  • Verona vs Lazio Live
  • Barcelona vs Sevilla Live
  • Inter vs Milan Live
  • Fiorentina vs Bologna Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh