Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Mascherano beson se Xavi do të ketë sukses te Barcelona

Ish-lojtari argjentinas, Javier Mascherano ka mbështetur Xavi Hernandezin dhe beson se do të ketë sukses si trajneri i Barcelonës.

Argjentinasi luajti me Xavin te Barcelona nga viti 2010, kur ai u bashkua nga Liverpooli deri më 2015, kur Xavi u largua për në Katar.

Ata fituan shumë së bashku; tre tituj të La Ligës, dy tituj të Copa del Rey, dy tituj të Superkupës së Spanjës, dy tituj të Ligës së Kampionëve, një Kupë të Botës për Klube dhe një Superkupë Evropiane.

Të dy tani kanë kaluar në fazën e tyre të ardhshme të jetës pasi i kanë dhënë fund karrierës së tyre të shquar si lojtar dhe janë bërë trajner.

Mascherano aktualisht është në krye të kombëtares U20 të Argjentinës, ndërsa Xavi po e udhëheq Barcelonën në një epokë të re.

“Më pëlqen ideja e Xavit. Në fund është ideja mëmë e Barcelonës”, ka thënë fillimisht Mascherano për Marca.

“Nuk e di nëse ata do të jenë në gjendje të luftojnë për ligën, por jam i sigurt se Xavi do të sjellë shumë kënaqësi te Barcelona”, përfundoi argjentinasi.

Barcelona aktualisht është e treta në La Liga, por mund të kapërcejë Sevillan dhe të dalë e dyta nëse mposht skuadrën andaluziane në Camp Nou të dielën në mbrëmje.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Harry Kane i ka treguar aftësitë e tij në fushë …

Gjesti i veçantë i Harry Kane ndaj tifozit të ri të Tottenhamit që kishte përjetuar abuzim racist

Milani ka fituar në udhëtim te Cagliari me rezultat minimal …

Cagliari 0-1 Milan, notat e lojtarëve – Bennacer më i vlerësuari

📣 Top Lajmet

  • “E ka provuar më parë”, Benzema nuk …
  • Napoli synon transferimin e Brojës dhe Asllanit …
  • Pochettino thotë se ai dhe Mbappe do …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Roma vs Feyenoord Live
  • Barcelona vs Villarreal Live
  • Real Sociedad vs Atletico Madrid Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh