Sadio Mane ndodhet në Gjermani për ta kompletuar transferimin te Bayern Munichu nga Liverpooli për një shumë totale prej 41 milionë eurosh.
Klubi anglezë do të përfitojë çmim fiks prej 32 milionë eurosh për senegalizin, si dhe gjashtë milionë euro të tjera të bazuara në paraqitje dhe tre milionë euro në arritje individuale dhe ekipore.
Shuma totale nënkupton se Liverpooli e ka shitur futbollistin më shumë se 33.5 milionë funtet (39 milionë euro) që pagua në vitin 2016 për ta transferuar nga Southamptoni.
Mane është fotografuar në Munih me fanellën e Bayrnit dhe është vetëm çështje kohe kur do të zyrtarizohet si futbollist në Allianz Arena.