Erling Haaland do të veshë fanellën me numër 9 te Manchester City sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi iu bashkua skuadrës së Ligës Premier nga Borussia Dortmund këtë verë në një marrëveshje me vlerë 60 milionë euro.
Reprezentuesi norvegjez do t’i besohet një rol kyç për kampionët e Anglisë dhe do të vendosë numrin klasik të fanellës teksa rreshtohet në krye të sulmit.
See you soon! 💙 pic.twitter.com/Q4X1zdEnW2
— Manchester City (@ManCity) July 9, 2022
Haaland do ta mbaj numrin 9
Haaland veshi fanellën me nr.9 për Dortmundin sezonin e kaluar dhe shënoi 29 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën gjermane.
City do të shpresojë që ai të ketë fat të ngjashëm me numrin në sezonin e tij debutues në Ligën Premier, pasi ia dha fanellën me numër të njëjtë.
Norvegjezi trashëgon numrin nga Gabriel Jesus, i cili e kishte veshur atë sezonin e kaluar përpara se të kalonte këtë verë te Arsenali.
Numrin 9 te City e kishin veshur më parë lojtarë si Francis Lee, Brian Kidd, Joe Royle, Trevor Francis, Paul Dickov, Niall Quinn dhe Paulo Wanchope.