Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Manchester City me rikthim spektakolar fiton ndaj Crystal Palace, Haaland shënon het-trikun e parë në Ligën Premier

Manchester City ka arritur të rikthehet te fitorja në Ligën Premier, pasi ka mposhtur Crystal Palace në Etihad Stadium.

Kampioni në fuqi i Anglisë fitoi me rikthim spektakolar 4-2, pasi pas pjesës së parë e panë vetën në disavantazh 0-2.

John Stones realizoi autogol në minutën e katërt për epërsinë e hershme të mysafirëve, derisa mbrojtësi Andersen realizoi për golin e dytë të ekipit mysafir.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e mysafirëve 0-2, derisa në të dytën City tregoi një fytyrë krejt tjetër nga 45 minutat e para.

Bernardo Silva ngushtoi epërsinë në 1-2 në minutën e 53-të pas asistimit nga Rodri.

E pasi kaluan një orë lojë, filloi shfaqja fantastike e Erling Haaland, me sulmuesin norvegjez që realizoi het-trik brenda 19 minutave lojë.

Fillimisht Haaland barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 62-të.

Për golin e epërsisë norvegjezi u përkujdes në minutën e 70-të pas asistimit nga Stones.

Ndërkohë Haaland kompletoi het-trikun e tij të parë në Ligën Premier në minutën e 81-të kur u shërbye mirë nga Ilkay Gundogan.

Deri në fund të ndeshjes City pati edhe disa raste të tjera shënimi, por rezultati mbeti 4-2 dhe gola të tjerë më nuk pati.

Me këtë fitore skuadra e Pep Guardiolës mbetet në pozitën e parë me 10 pikë pas katër xhiroeve, derisa Crystal Palace zë vendin e 10-të me katër pikë.

🗣️𝐆⚽𝐋 𝐃𝐄 𝐌𝐀𝐍𝐂𝐇𝐄𝐒𝐓𝐄𝐑 𝐂𝐈𝐓𝐘‼️
👤 Bernardo Silva ⏱️53'
Man. City 1️⃣🆚2️⃣ Crystal Palace#PremierLeague 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 🏆pic.twitter.com/vBRqDOO2NE

— El Forastero (@ElForadeportivo) August 27, 2022

🗣️𝐆⚽𝐋 𝐃𝐄 𝐌𝐀𝐍𝐂𝐇𝐄𝐒𝐓𝐄𝐑 𝐂𝐈𝐓𝐘‼️
👤 Haaland (2) ⏱️70'
Man. City 3️⃣🆚2️⃣ Crystal Palace#PremierLeague 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 🏆pic.twitter.com/xMGTm69APe

— El Forastero (@ElForadeportivo) August 27, 2022

🗣️𝐆⚽𝐋 𝐃𝐄 𝐌𝐀𝐍𝐂𝐇𝐄𝐒𝐓𝐄𝐑 𝐂𝐈𝐓𝐘‼️
👤 Haaland (3) ⏱️81'
Man. City 4️⃣🆚2️⃣ Crystal Palace#PremierLeague 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 🏆pic.twitter.com/B7k7adkTCA

— El Forastero (@ElForadeportivo) August 27, 2022

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Ndeshja miqësore mes Spanjës dhe Shqipërisë po zhvillohet në Kataloni, …

‘La Roya’ u kthye të luajë në Barcelonë pas 18 vitesh pikërisht kundër Shqipërisë – tifozët spanjollë brohorasin “Katalonia është Spanjë”

Nëse Paulo Dybala largohet nga Juventusi si transfer i lirë, …

Juve shënjestron dy emra në rast të largimit të Dybalas

📣 Top Lajmet

  • Napoli vs Eintracht Frankfurt Live
  • Paris Saint-Germain vs Bayern Munich Live
  • Arsenal vs Manchester City Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Napoli vs Eintracht Frankfurt Live
  • Real Madrid vs Liverpool Live
  • Manchester City vs RB Leipzig Live

No comments to show.
  • Napoli vs Eintracht Frankfurt Live
  • Real Madrid vs Liverpool Live
  • Manchester City vs RB Leipzig Live
  • FC Porto vs Inter Live
  • Al-Nassr vs Abha Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh