Manchester City ka shënuar fitore si mysafir ndaj Swindon me rezultat 4-1, duke kaluar tutje në FA Cup.
Pa Pep Guardiolan në stol, i cili është i infektuar me COVID-19 së bashku me disa lojtarë, qytetarët nuk e kishin problem fitoren.
Në pjesën e parë shënuan Bernardo Silva dhe Gabiel Jesus, duke e hipotekuar fitoren që në pjesën e parë.
Në të dytën shënoi Ilkay Gundogan, ndërsa për Swindon shënoi Harry McKirdy për 3-1.
Krejt në fund shënoi Coe Palmer për ta mbyllur ndeshjen për 4-1.
Man City me fitore kalon në 1/16 e FA Cup.