Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Man City njofton ardhjen e Julian Alvarez, argjentinasi flet fjalët e para si lojtar i kampionit të Anglisë

Julian Alvarez ka arritur tashmë te Manchester City përpara sezonit nisjes së sezonit të ri 2022/23.

22-vjeçari nënshkroi një kontratë pesëvjeçare e gjysmë me klubin në janar, por mbeti në River Plate në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Ndeshja e tij e fundit për River Plate erdhi të enjten në ndeshjen e dytë të ndeshjes së 1/8-tës të Copa Libertadores kundër Velez Sarsfield, një lojë që përfundoi 0-0 dhe pa Velez të kalonte tutje me rezultat përfundimtar 1-0.

Ai do t’u prezantohet tifozëve të Cityt në West Reception të dielën, së bashku me nënshkrimet e reja Erling Haaland, Kalvin Phillips dhe Stefan Ortega Moreno, por Alvarez ka folur tashmë fjalët e para si lojtar i Cityt.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe ndihem i gatshëm të luaj për Cityn”, ka thënë fillimisht Alvarez.

“Kjo është, pa dyshim, një nga skuadrat më të mëdha në futbollin botëror. Ju vetëm duhet të shihni se çfarë ka fituar ky ekip në dekadën e fundit për të kuptuar cilësinë e tyre”.

Julian’s first words as a City player! 🎙#ManCity pic.twitter.com/QkOId0E6YA

— Manchester City (@ManCity) July 8, 2022

“Ndihem i sigurt se mund të lulëzoj këtu. Stili i lojës që aplikon Pep është emocionues dhe mezi pres të jem pjesë e tij”.

“City ka një histori të mahnitshme të lojtarëve argjentinas dhe unë dua të vendos vulën time në klub në të njëjtën mënyrë si Sergio Aguero, Pablo Zabaleta dhe Carlos Tevez”.

“Jam shumë mirënjohës për gjithçka që River Plate bëri për mua dhe dua të falënderoj tifozët, stafin dhe lojtarët për mbështetjen e tyre”.

“Por, tani jam 100 për qind i fokusuar te Manchester City. Dua të jap maksimumin për këtë klub, të ndihmoj bashkëlojtarët e mi dhe të kontribuoj në suksesin e Manchester Cityt”, përfundoi argjentinasi.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Manchester City nuk ka marrë më shumë se një pikë …

Notat e lojtarëve: Crystal Palace 0-0 Man City, zhgënjen Bernardo Silva

Roma barazoi 1-1 me Udinesen në kuadër të javës së …

Notat e lojtarëve: Udinese 1-1 Roma

📣 Top Lajmet

  • Benzema kalon Raulin, bëhet lojtari i dytë …
  • Agjenti i Koulibalyt takohet me Chelsean – …
  • Depay drejt transferimit në Serie A

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Real Madrid vs Eintracht Frankfurt Live
  • Shkupi vs Shamrock Rovers Live
  • PSV Eindhoven vs Monaco Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh