Manchester City ka marr fitore ndaj Brentford me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier.
Qytetarët nuk e nisën vrullshëm takimin si zakonisht, pasi rasti i pari erdhi në minutën e 35-të, kur Americ Laporte gjuajti por pa sukses.
Në minutën e 40-të, Man City fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Riyad Mahrez për 1-0.
Edhe pjesa e dytë nuk solli shumë raste dhe qytetarët në rastin e tyre të parë serioz arritën të shënon.
Kevin de Bryune shënoi me një goditje të bukur për 2-0.
Man City pas kësaj fitoreje arrin në kuotën e 60 pikëve dhe mbete dukshëm lider në Ligën Premier me 12 pikë më shumë se Liverpool, por që kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.