Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Lyoni me komunikatë zyrtare: Kemi plotësuar kërkesën e Shaqirit, mund të fillojë diskutimet me një klub nga MLS

Xherdan Shaqiri duket se do ta kompletojë së shpejti transferimin në kampionatin amerikan MLS.

Pasi disa minuta më parë Sport Blick raportoi se kosovari është në bisedime me klubin amerikan Chicago Fire, ka ardhur reagimi nga Olympique Lyon.

Skuadra franceze ka dalë me një komunikatë zyrtare, duke treguar se i kanë dhënë leje Shaqirit që të mund të vazhdoj bisedimet me një skuadër amerikane, e cila është Chicago Fire.

Lyon ka konfirmuar se Shaqiri nuk ka stërvitur ditën e sotme me pjesën tjetër të skuadrës dhe se nuk do të udhëtojë drejt Monacos për përballjen e ditës së shtunë.

“Drejtuesit e Olympique Lyonnais dhe trajneri Peter Bosz bëjnë të ditur se kanë plotësuar kërkesën e Xherdan Shaqirit që të mund të nisin diskutimet me një klub MLS si pjesë e një transferimi të ardhshëm”.

“Për pasojë, mesfushori zviceran nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore dhe nuk do të jetë pjesë e grupit që do të udhëtojë nesër në mbrëmje drejt Monacos në kuadër të xhiros së 23-të të Ligue 1”, thuhet në komunikatën e klubit francez.

Chicago Fire është gati të paguaj një shumë milionëshe për transferimin e Shaqirit, transferim i cili pritet të kompletohet në 72 orët e ardhshme.

Shaqiri iu bashkua Lyonit në verën e vitit të kaluar nga Liverpool për gjashtë milionë euro, por aventura e tij në Francë nuk shkoi siç është më së miri, pasi ka qëndruar më shumë në bankën rezervë.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Roma ka barazuar në shtëpi me Vencian me rezultat 1-1 …

Roma nuk arrin të fitojë as ndaj që është larguar tashmë nga Serie A

West Ham United dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet …

Man City luan vetëm për fitore ndaj West Hamit në ndeshjen që mund t’i shpallë kampion, formacionet zyrtare

📣 Top Lajmet

  • Lukaku nuk i kursen thumbimet ndaj Chelseat …
  • Pas 21 vitesh në klub, Jesse Linard …
  • Me Neymarin që mund të largohet, PSG …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Germany vs Italy Live
  • England vs Hungary Live
  • Netherlands vs Wales Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh