Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Lukaku i ‘mahniti’ të gjithë te Interi me mbipeshë, ai duhet të punojë që të arrijë në 101 kilogramë

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku u kthye në “Giuseppe Meazza” pas një viti në Chelsea, por u shfaq në mbipeshë të madhe dhe do të duhet ta rregullojë.

Lukaku kishte një sezon për të harruar te Chelsea, ndërsa te Interi shihet ende si hero. Ai u solli atyre titullin sezonin e kaluar dhe ata shpresojnë se ai mund ta bëjë përsëri. Sidoqoftë, ai duhet të përgatitet mirë.

Belgu ka pasur problem me peshën e tepërt edhe më herët në karrierën e tij, por këtë verë e ka tepruar vërtet.

Mediat italiane theksojnë se ai i ka lënë të gjithë të ‘mahnitur’ kur është paraqitur në stërvitje dhe se klubi ka ndërmarrë hapat e duhur për ta përgatitur sa më mirë.

Lukaku pranoi një program diete të përshkruar nga nutricionistët specialë, ku ai duhet të bie në 101 kg. Vlerësohet se Lukaku punon më mirë me 101 kg peshë.

Mediat italiane nuk deshën të zbulojnë detajet, se sa kilogramë peshon aktualisht sulmuesi belg, por u raportua se e kishte tepruar dhe se aktualisht është në një dietë të rreptë.

Problemi në Angli ishte se Lukaku po punonte për të fituar sa më shumë muskuj. Ai përdori një dietë të ndryshme dhe pati pasoja. Në Inter i dhanë një regjim të tillë që u bë më shpërthyes dhe këtë do ta bëjnë sërish.

Nutricionistët e punësuar nga Interi do të heqin nga dieta e Lukakut patatet, ushqimet e skuqura, pijet e gazuara dhe alkoolike. Nga ana tjetër, ata do ta ushqejnë me sallata, peshk dhe pulë.
Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Barcelona është përfshirë në garën për shërbimet e anësorit të …

Raphinha në listën e dëshirave të Barcelonës

Në Estadio Santiago Bernabeu, Real Madridi dhe Granada zhvillojnë ndeshjen …

Reali favorit në sfidën ndaj Granadas – formacionet zyrtare

📣 Top Lajmet

  • Benzema kalon Raulin, bëhet lojtari i dytë …
  • Agjenti i Koulibalyt takohet me Chelsean – …
  • Depay drejt transferimit në Serie A

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Real Madrid vs Eintracht Frankfurt Live
  • Shkupi vs Shamrock Rovers Live
  • PSV Eindhoven vs Monaco Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh