Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Lojtarët që duan të qëndrojnë te Barcelona

Pavarësisht një sezoni shumë zhgënjyes për Barcelonën, rikthimi i Xavi Hernandez si trajner kryesor dhe planet e tij për të rindërtuar klubin po bindin disa lojtarë të qëndrojnë dhe të rinovojnë kontratat e tyre.

Ka disa çështje komplekse për t’u zgjidhur, të tilla si e ardhmja e Ousmane Dembele dhe Sergi Robertos, të cilët aktualisht janë vendosur të bëhen lojtarë të lirë në fund të sezonit.

Njoftimi i vendimit të Ronald Araujos për të rinovuar me Barcelonën deri në vitin 2026 është një nxitje e madhe për klubin, pasi ai kishte interes të fortë nga klubet e Ligës Premier, por vendosi të qëndrojë në Camp Nou.

“Kurrë nuk kam dyshuar se i përkas këtij klubi, besoj në klub dhe në projekt. Ka pasur oferta të tjera të mëdha, por ne arritëm një marrëveshje shumë shpejt”, ka thënë Araujo pas rinovimit.

Angazhimi për Gavin dhe Roberton

Rinovimi i mundshëm i kontratës së Gavit do të jetë një tjetër poenë i madh dhe pozitiv për Barcelonën, pasi 17-vjeçari shihet gjerësisht si një yll i së ardhmes.

Joan Laporta ka thënë se ai shpreson se do të arrihet një marrëveshje, me Barcelonën e gatshme të mbajë Gavin me çdo mjet të nevojshëm.

Pas konfirmimit të rinovimit të kontratës së Araujos, gjithçka tregon se Roberto do të jetë i pari që do të hedhë stilolapsin në letër.

Pak muaj më parë, i ‘diplomuari’ i akademisë La Masia dukej sikur do të largohej nga klubi, por prania e Xavit ka sjellë ndryshimin e mendjes dhe tani pritet të qëndrojë.

Ousmane Dembele

Rasti më interesant është ai i Dembeles, i cili nga i destinuar për t’u larguar nga Barcelona në janar ka kaluar në shpresën se do të mbetet lojtar i Blaugranave edhe sezonin e ardhshëm.

Të dyja palët janë ende disi larg për sa i përket financave, por Dembele nuk e ka përjashtuar mundësinë e vazhdimit të rrugëtimit te Barcelona.

Xavi po i jep kohë Dembeles për lojë dhe e ka lavdëruar sa herë që ai flet për mediat, gjë që po e bën francezin të ndihet i vlerësuar.

Në anën tjetër, një lojtar që prej kohësh e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë në Barcelonë sezonin e ardhshëm është Dani Alves. Së shpejti mund të presim lajme për të ardhmen e tij

I fundit, por jo nga rëndësia është talenti i mesfushës, Nico Gonzalez, i cili jo rrallëherë ka qenë pjesë e ndeshjeve nën urdhrat e Xavit.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Cristiano Ronaldo është lidhur me një rikthim shokues në La …

Ronaldo lidhet me një rikthim të bujshëm në La Liga

Milan Skriniar është objektivi kryesor i Paris Saint Germain për …

Interi refuzon ofertën e parë të PSG-së për Skriniar, por francezët do të tentojnë me një tjetër

📣 Top Lajmet

  • Inter vs Ac Milan Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live

No comments to show.
  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh