Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Liverpooli mposht Chelsean në penallti dhe fiton trofeun e Kupës FA

Liverpooli është fitues i Kupës FA për edicionin 2021/22, pasi ka arritur të mposht Chelsean në finalen e madhe pas penalltive të ekzekutuara (6-5), pasi loja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen me rezultat të barabartë 0-0.

Ekipi i Jurgen Klopp ka fituar edhe trofeun e dytë të sezonit, pasi ka fituar ndaj Chelseat në finalen e madhe të zhvilluar në Wembley.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë Liverpoolit, i cili pati diçka më shumë nga loja, por Chelsea pati diçka më shumë nga rastet.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve nga Luis Diaz (9’) për Reds dhe Christian Pulisic (17’, 24’), Marcos Alonso (28’) dhe Romelu Lukaku (45+), portat mbeten të paprekura.

Pjesa e dytë ishte thuajse e barabartë, me të dyja skuadrat që krijuan më shumë, por pa arritur ta tundin rrjetën.

Blutë provuan me Pulisic (47’, 68) dhe Alonso (49’), ndërsa Reds tentuan me anë të Andrew Robertson (51’, 85’), Luis Diaz (52’, 83’) dhe Diogo Jota (61’), por pa sukses dhe ndeshja e rregullt u mbyll baras 0-0.

Kështu, pas 90 minuta lojë, ndeshja finale mes dy klubeve të mëdha angleze shkoi në vazhdime për ta përcaktuar fituesin.

Megjithatë, fituesi nuk u gjet pas 15 minutave të parë, pasi skuadrat ishin të lodhura dhe nuk arritën të krijojnë shumë apo të rrezikojnë.

As pjesa e dytë e vazhdimeve nuk prodhoi diçka për të veçuar përveç zëvendësimeve dhe fituesi i desh të përcaktohej nga ekzekutimi i penalltive.

Në penallti, më të saktë ishin lojtarët e Liverpoolit, të cilët arritën të fitojnë me rezultat 6-5 dhe kështu ta fitojnë trofeun e FA Cup për edicionin 2021/22.

Te Liverpooli të saktë ishin James Milner, Thiago Alcantara, Roberto Firmino, Jota dhe Kostas Tsimikas, ndërsa humbi Sadio Mane, ndërsa te Chelsea shënuan Alonso, Reece James, Ross Barkley, Jorginho dhe Hakim Ziyech, teksa dështuan Cesar Azpilicueta dhe Mason Mount.

Inches away from @cpulisic_10 😱#EmiratesFACup pic.twitter.com/tuBxg9L8SS

— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) May 14, 2022

Could this Edouard Mendy save prove crucial? 🧤#EmiratesFACup pic.twitter.com/q84GQzW4yJ

— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) May 14, 2022

Off the bar from @marcosalonso03 😮#EmiratesFACup pic.twitter.com/NNNKOhdfrB

— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) May 14, 2022

Crashed against the post by @andrewrobertso5 💥

Wembley would have erupted if that had hit the net!#EmiratesFACup pic.twitter.com/j1eBXOqNEK

— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) May 14, 2022

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Arbër Zeneli ka rinovuar kontratën me klubin e tij aktual, …

Zyrtare: Arbër Zeneli nënshkruan kontratë të re me Reims

Ivan Perisic ka rënë dakord për kushtet personale me Chelsean …

Perisic me shumë gjasa do të largohet nga Interi, thuhet se ka marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

📣 Top Lajmet

  • Barcelona e përfundon sezonin me humbje, derisa …
  • Arsenal vs Manchester United Live
  • Arsenali merr një fitore të madhe ndaj …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Barcelona vs Villarreal Live
  • Real Sociedad vs Atletico Madrid Live
  • Sassuolo vs AC Milan Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh