Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Lionel Messi jep përgjigjen më modeste kur u pyet nëse është më i miri në histori të futbollit

Lionel Messi thotë se asnjëherë nuk është përpjekur të pajtohet me cilësimet si më i miri i të gjitha kohërave – dhe mendon se Zoti ka luajtur një rol kyç në udhëtimin e tij.

34-vjeçari siguroi Topin e shtatë të Artë në ceremoninë e mbajtur të hënën e javës së kaluar në Paris; një arritje që vetëm sa ka intensifikuar debatin mes tifozëve se kush është lojtari më i mirë në histori.

Për çdo person që beson se Messi është më i miri i të gjitha kohërave, ka një tjetër që mban rivalitetin e madh, Cristiano Ronaldo, meriton vlerësim për përpjekjet e tij te Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

Duke u thënë kështu, sulmuesi i Paris Saint-Germain, i cili ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat për klubin dhe vendin këtë sezon, thotë se nuk e di nëse është më i miri i të gjitha kohërave.

“Unë kurrë nuk kam thënë, nuk kam menduar, apo as nuk jam përpjekur të pajtohem me këtë ide [për të qenë më i miri]”, deklaroi ai për France Football.

“Për mua është më se e mjaftueshme të konsiderohem apo të citohem si një nga lojtarët më të mirë në botë. Është diçka që nuk do të kisha guxuar kurrë ta imagjinoja apo ëndërroja”.

“Por… nuk di si ta them që të mos keqinterpretohet, nuk është se nuk më intereson, por, le të themi që nuk i jap shumë rëndësi të gjithave”.

“Nuk ndryshon asgjë për mua të jem më i miri apo jo. Dhe kurrë nuk u përpoqa të jem”.

Messi më tej ka shpjeguar se nuk i pëlqen të quhet model që duhet ndjekur gjatë intervistës me France Football.

“Nuk e di nëse jam model që duhet ndhekur”, shtoi ai. “Nuk më pëlqen të jem një i tillë apo të jap këshilla”.

“Kam luftuar për ëndrrat e mia, në fillim ishte të isha lojtar profesionist, më pas u përpoqa të kaloj veten dhe të arrij objektiva të reja çdo vit”.

“Në mes të gjithë kësaj, ka edhe një element fati. Kjo gjithashtu varet nga Zoti dhe besoj se ai zgjodhi që të më ndodhte e gjithë kjo”, ka shtuar më tej ai.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Emri që befasoi shumë kë në listën e Edi Rejas …

Zvicra qan humbjen e betejës për Adrian Bajramin – lojtari thotë se zgjodhi Shqipërinë se është shqiptar

Memphis Depay vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e …

Klubet angleze dhe italiane interesohen për Depayn, Barcelona tanimë ia ka vendosur çmimin

📣 Top Lajmet

  • Poland vs Albania Live
  • Juventus vs Torino Live
  • Bristol City vs Manchester City Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live

No comments to show.
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live
  • Wales vs Latvia Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh