Robert Lewandowski është prezantuar të premten zyrtarisht si futbollist i ri i Barcelonës në një ceremoni solemne në stadiumin Camp Nou.
I njohuri Lewa u transferua në Barcelonë nga Bayern Munich për një shumë prej 45 milionë eurosh dhe 5 milionë euro tjera bonuse.
Ai ishte në prezantim me fëmijët dhe gruan e tij Annan.
Ndër të tjera ai pozoi për fotografët, përshëndeti tifozët dhe më pas u tregoi fansave aftësitë e tij me topin. Ai gëzoi tifozët e Barcelonës, tregoi lëvizje magjike dhe i ngriti të gjithë në këmbë.
Interesimi ishte i madh dhe Barcelona njoftoi se kishte 59,026 tifozë në tribunat e “Camp Nou”.
Kjo shifër është shumë mbresëlënëse, pasi Lewa u bë lojtari i dytë më i popullarizuar i Barcelonës për prezantim, menjëherë pas Zlatan Ibrahimovic.