Interi ka kaluar në epërsi ndaj Liverpoolit në ‘Anfield Road’, duke hapur ndeshjen.
Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 2-0 në të mirë të Liverpoolit.
Me të filluar pjesa e dytë, Interi ishte më serioz, duke radhitur rastet para portës së Liverpoolit.
Lautaro Martinez arriti të shënojë një super gol me një goditje nga distanca për 1-0.
ENFERMOO TE AMO LAUTARO pic.twitter.com/fOLdIKoORb
— valen (@valenbjs_) March 8, 2022
Me këtë gol u hap ndeshja, por Interi mbeti me 10 lojtarë pasi Alexis Sanchez u ndëshkua me karton të kuq.