Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Largohet nga gara ofertuesi më serioz për blerjen e Chelseat

Konsorciumi i udhëhequr nga familja Ricketts, i cili kishte qenë një nga ofertuesit e favorizuar për të blerë Chelsean, ka njoftuar se do të tërhiqet nga gara për blerjen e klubit.

Familja që tashmë zotëron ekipin e bejsbollit Chicago Cubs në Shtetet e Bashkuara, kishte bashkëpunuar me miliarderët amerikanë Ken Griffin dhe Dan Gilbert në përpjekjet për të marrë kontrollin e asetit nga Londra prej Roman Abramovich.

Këto plane tani janë lënë në sirtar, me sugjerimet që ata të përfshirë në ofertë nuk kanë qenë në gjendje të vendosin për përbërjen përfundimtare të ndonjë marrëveshjeje.

Konsorciumi tha në një deklaratë të lëshuar të premten: “Grupi Ricketts-Griffin-Gilbert ka vendosur, pas shqyrtimit të kujdesshëm, të mos paraqesë një ofertë përfundimtare për Chelsea FC”.

“Në procesin e finalizimit të propozimit të tyre, u bë gjithnjë e më e qartë se disa çështje nuk mund të adresoheshin duke pasur parasysh dinamikën e pazakontë rreth procesit të shitjes”.

“Ne kemi një admirim të madh për Chelsean dhe tifozët e tyre dhe i urojmë më të mirën pronarëve të rinj”, thuhej në njoftimin e tyre.

Ofertat përfundimtare për Chelsean duhej të ishin në tryezë dhe t’i kalonin Raine Group, banka që merret me shitjen e klubit nga Liga Premier, të enjten.

Me familjen Ricketts – e cila ishte përballur me protesta kundër ofertës së tyre – është jashtë garës, dhe tani kanë mbetur vetëm tre ofertues.

Steve Pagliuca, Sir Martin Broughton dhe Todd Boehly tani po luftojnë për pronësinë e Blues.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Duvan Zapata është një nga sulmuesit më të mirë në …

Newcastle bën ofertë për Zapatan e Atalantas

Arsenali është nikoqir i Leeds United në kuadër të xhiros …

Arsenali kërkon pikët për vendin e katërt, Leeds për mbijetesë – formacionet zyrtare

📣 Top Lajmet

  • Barcelona e përfundon sezonin me humbje, derisa …
  • Arsenal vs Manchester United Live
  • Arsenali merr një fitore të madhe ndaj …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Barcelona vs Villarreal Live
  • Real Sociedad vs Atletico Madrid Live
  • Sassuolo vs AC Milan Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh