Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Laporta nga prezantimi i Alves: Nuk e përjashtoj mundësinë që Messi dhe Iniesta të rikthehen te Barcelona

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka prezantuar Dani Alvesin para mbi 10,000 tifozëve në “Camp Nou” të mërkurën.

Laporta foli në prezantimin e brazilianit, në stadiumin ku ai bëri emër dhe e ndihmoi klubin për tituj të shumtë.

“Faleminderit që u ktheve ”, i tha Laporta fillimisht Dani Alvesit.

“Do ta bëjmë sërish, Dani. Është një ditë plot emocione që përsëriten që kur erdhët për herë të parë në Barcelonë”.

“ Alves është një njeri i vetë-krijuar , i cili ka luftuar, ka talent dhe ngulit karakterin e tij kudo që shkon”.

“Ai është lojtari me më shumë tituj në histori. Më tha se donte të kthehej dhe të ndihmonte këtë ekip që po formohet”.

“Mbaj mend që herën e parë që ka ardhur këtu më ka thënë se kur ishte i vogël ka bërë 20 km në këmbë ose vrap për të shkuar në shkollë”.

“Ai është një person që i pëlqen të konkurrojë dhe këtë ia transmeton skuadrës”, ka deklaruar Laporta.

Më pas ai ngacmoi fansat me disa lajme emocionuese, duke zbuluar se rikthimi i Andres Iniestas apo Leo Messit , apo edhe të dyve, nuk përjashtohet nga klubi.

“Nuk e përjashtoj”, ka thënë ai për kthimin e Iniestas dhe Messit.

“Kjo ka ndodhur me Danin. Dhe unë dua ta falënderoj atë sepse ai e ka parë situatën e klubit dhe dëshiron të vijë për të ndihmuar”.

“E falënderoj edhe për një përpjekje ekonomike. Ne do ta kthejmë këtë situatë, por tani ai e ka bërë këtë përpjekje, duhet vlerësuar”.

“Këta janë njerëz që e kanë bërë këtë klub të madh. Messi dhe Iniesta janë spektakolar , nuk mund ta parashikoj të ardhmen, pasi ata ende luajnë, por ata e kanë bërë klubin të madh”.

“Ne i mbajmë gjithmonë parasysh, edhe pse tani ata kanë kontrata me klubet e tjera dhe ju duhet ta respektoni këtë, por në jetë nuk e dini kurrë”, ka deklaruar Laporta.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

I padëshirueshëm është termi i përdorur nga shtypi francez për …

‘Të padëshirueshëm’ – PSG ka një listë me lojtarë që kërkon t’i largojë urgjentisht këtë verë

Arthur Melo vazhdon të mbetet një problem për Juventusin, pasi …

Arthur mund largohet nga Italia, dy klube kontaktojnë Juventusin për brazilianin

📣 Top Lajmet

  • Monza vs Sampdoria Live
  • Sampdoria vs Napoli Live
  • AC Milan vs Roma Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Monza vs Sampdoria Live
  • Verona vs Lazio Live
  • Barcelona vs Sevilla Live

No comments to show.
  • Monza vs Sampdoria Live
  • Verona vs Lazio Live
  • Barcelona vs Sevilla Live
  • Inter vs Milan Live
  • Fiorentina vs Bologna Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh